Lajme

Ministri rus Lavrov dhe Selakoviq bisedojnë në telefon për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 16 November 2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov dhe ai serb, Nikola Selakoviq kanë biseduar së fundi lidhur me çështjen e Kosovës.

Lavrov dhe Selakoviq kanë realizuar një bisedë telefonike gjatë ditës së djeshme ku thuhet se është biseduar lidhur me planet për kontakte të mëtejshme të nivelit të lartë, për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe situatën aktuale në Ballkan.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

-Advertisement-

“Të dyja palët shkëmbyen mendime për situatën në Ballkan, situatën në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe çështjet aktuale ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera