5 këshilla praktike për kujtesë të mprehtë në çdo kohë
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 12 November 2021
Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i të gjithë trupit dhe jetë e gjatë. Kur flasim për kujdesin ndaj organizmit, ka me qindra mënyra dhe këshilla që nga ushqimet e duhura, deri tek kufizimi i mendimeve negative dhe lodhjes mendore. Në do të mësoni këshilla praktike si ta përmirësoni kujtesën dhe përqendrimin.
Flini Gjumë.
Studimet kanë konfirmuar se gjumi është shumë i rëndësishëm për kujtesën. Në momentin kur truri merr informacione të reja, gjumi e ndihmon atë t’i ruajë ato përgjithmonë. Ndaj ekspertët këshillojnë që kur keni provim ose një projekt të ri, të flini gjumë pasi të keni lexuar dhe mësuar. Do të vëreni një përmirësim të menjëhershëm, thonë ekspertët.
Mos Bini Pre e Rutinës.
Studentët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj rutinës sepse ajo ndikon në aftësinë e të nxënit dhe përpunimin e informacionit. Pra, nëse jeni mësuar që të studioni duke ndenjur krevat, ndryshoni vendndodhjen herë pas here. Nëse jeni mësuar të studioni në mbrëmje, përpiquni të lexoni diçka në mëngjes për t’i dhënë trurit kohë dhe mundësi që përpunojë dhe ruajë informacionin.
Jini Të Vëmendshëm Ndaj Informacioneve Të Vështira.
A e keni vënë re se ndonjëherë është më e lehtë që të kujtoheni për informacionin e marrë në një libër në fillim ose në fund të kapitullit? Sipas ekspertëve, rendi i informacionit luan një rol shumë të rëndësishëm në përpunim dhe tek kujtesa. Prandaj, nëse keni vështirësi diku në mes të leximit, përpiquni të përqendroheni më fort dhe jepini pak kohë që ta kuptoni dhe ta mbani mend.
Lexoni Me Zë Të Lartë.
Studimet të cilave u bazova sugjerojnë që leximi me zë të lartë përmirëson ndjeshëm kujtesën. Psikologët thonë se studentët që u shpjegojnë të tjerëve me zë të lartë një lëndë ose një kapitull, kanë aftësinë ta mbajnë më shumë mend atë. Kjo është një gjë shumë e mirë sepse nëse studioni me një mik dhe i përsërisni atij/asaj atë që keni mësuar, do ta mbani mend edhe vetë.
Sipas Rradhës.
Nëse keni shumë lëndë për të studiuar, është e rëndësishme që t’i ndani sipas rradhës. Leximi i shumë informacioneve të ndryshme në të njëjtën kohë nuk do ju bëjë më të zgjuar apo më të mprehtë. Përkundrazi, ju nuk do të mbani mend asgjë që keni mësuar. Ndaj nuk është e nevojshme të mbani maratona mësimi, mjafton që t’i jepni trurit kohë dhe hapësirë për të përpunuar informacione të reja me ritme normale./AgroWeb
Të tjera
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...
-
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat n...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) m...
-
Policia shqiptoi 1.898 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Gjykata Speciale njofton se këtë të premte nga ora 11:00 do të shqiptojë urdh...
-
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Tre persona kanë vdekur në një aksident rrugor pasi GPS-i i makinës së tyre u...
-
Murati del me një njoftim për programin e subvencionimit të energjisë elektrike
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një njoftim për të gjitha fam...
-
Një veturë që po kërkohej nga shteti gjerman gjendet në Vushtrri
Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuest...
-
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas një aksidenti në Serbovc
Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e dj...
-
Ministri Peci publikon mesazhin e një personi që e ofendoi rëndë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e...
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...