Lajme

Protesta e mantelbardhëve, Blerim Syla paralajmëron grevë nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 08 November 2021

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova ka folur për arsyet e kësaj proteste.

Ai tha se kërkesa e FSSHK-së është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes Ligjit të Pagave.

-Advertisement-

“Njerëzit shpesh po mendojmë se ne po kërkojmë vetëm para, por ne thjeshtë po kërkojmë atë që ka proklamuar qeveria. Kanë proklamuar një barazi sociale, e ka rastin”, u shpreh Syla.

Syla paralajmëroni grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre.

“Sot do të mbahet protesta e dytë dhe nëse brenda javës nuk reflektojnë, një javë është e mjaftueshme. Nëse kjo nuk ndodh atëherë kërkesat janë që të futemi në grevë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera