Atentat me dron ndaj kryeministrit të Iranit, gjashtë të plagosur
Autori: Gazeta inFokus
09:57 | 07 November 2021
Gjashtë persona janë plagosur gjatë atentatit me dron me eksploziv ndaj kryeministrit të Irakut Mustafa al-Kadhimi në rezidencë.
Tentativa në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte e qëllimshme jo vetëm për të ngritur alarm por për një vrasje të mirë llogaritur.
Sipas njoftimeve nga mediat e huaja kryeministri dhe të lënduarit ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.
Al- Kadhimi ndodhet në pushtet që prej majit të vitit të kaluar dhe më parë ka shërbyer si shef i inteligjencës së Irakut.
Sidoqoftë, përpos një postimi zyrtar të kryeministrit në rrjetin social Tëitter ku fton qytetarët të ruajnë qetësinë për hir të Irakut, nuk kishte një reagim apo një hetim të menjëhershëm të autoriteteve duke patur parasysh zonën e mbipopulluar ku u bë sulmi.
Sulmet vijnë pas disa protestave të njëpasnjëshme kundrejt lëvizjes së kryeministrit, demostrata të cilat janë kryer pranë ‘Zonës së Gjelbër’.
Protestuesit kanë qenë kundër rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar, për të cilat ata akuzuan se kishte parregullsi në votime. Më shumë se 100 persona u plagosën gjatë përleshjeve të dhunshme me forcat e sigurisë këtë javë.
“Unë kam qenë dhe jam ende një projekt shpengimi për Irakun dhe popullin e Irakut. Raketat e tradhtisë nuk do t’i dekurajojnë besimtarët dhe nuk do të lëkundet asnjë fije floku në qëndrueshmërinë dhe këmbënguljen e forcave tona heroike të sigurisë për të ruajtur sigurinë e popullit, për të arritur të drejtën dhe për të vendosur ligjin.
Jam mirë, lavdërimi i qoftë Zotit, në mesin e popullit tim dhe bëj thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, për hir të Irakut.”, shkruan al- Kadhimi SHBA dënoi sulmin, duke e quajtur atë një “akt terrorizmi “. “Jemi të lehtësuar kur mësuam se kryeministri ishte i padëmtuar. Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, kishte për qëllim zemrën e shtetit irakian, “tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price . “Ne jemi në kontakt të ngushtë me forcat irakiane të sigurisë që kanë për detyrë të mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Irakut dhe kemi ofruar ndihmën tonë ndërsa ata hetojnë këtë sulm,” shkruhet në postimin në Twitter të kryeministrit.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...


























