Gjenerali që drejtoi sulmet e NATO-s në Serbi: Milosheviç, si një lider i mafies
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 02 November 2021
Gjenerali amerikan Wesley Clark ka qenë me një intervistë i pranishëm në emisionin “Opinion”. Drejtues i forcave të NATO-s gjatë bombardimeve në Serbi, Clark ka qenë dhe mbetët pa dyshim një emër i rëndësishëm i atyre ditëve.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me karakterin e Milosheviçit, gjenerali e cilësoi atë si një gangster, lider i mafies.
Pjesë nga intervista
Emri juaj është shumë i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si komandant i NATO-s gjatë luftës në Kosovë.
Para luftës me Milosheviçin, keni pasur shumë takime. Si ishte ai njeri?
Ishte si një gangster, si lider i mafies. I manipulonte dhe i detyronte njerëzit të bënin gjëra, pa folur fare. “S’po them ta vrasësh. Bëj atë që është e nevojshme”. Dhe faji u mbetej atyre.
E kishte frikë ushtrinë amerikane?
-Po, e kishte.
Por rezistoi deri në fund. Kujtonte se NATO-ja s’do ta bombardonte kurrë Jugosllavinë.
-Mendoj se është e vërtetë dhe po ashtu besonte, ndoshta ia kanë thënë edhe rusët që edhe nëse NATO-ja bombardon, zgjat dy a tri ditë.
Mendoi se pas një a dy ditësh mund t’ia mbushte mendjen ndonjë shteti në NATO të hiqte dorë nga fushata. Besonte se Kosova ishte më e rëndësishme për të sesa për NATO-n. Pse po i intereson Spanjës Kosova? S’e dinë as se ku është.
Pse Franca për shembull? Ishte çudi a mrekulli si u bashkuat të gjitha vendet e NATO-s gjatë fushatës. Patët probleme?
E dinim se uniteti ishte gjithçka. Uniteti i NATO-s ishte më i rëndësishëm se çdo objektiv. S’doni ta bombardojmë këtë, s’ka problem. Së pari, ruajtëm unitetin. S’ishte thjesht fushatë ushtarake ku një objektiv i dhënë duhet të shkatërrohet brenda 48 orëve e zëmë. Jo, s’kishte trupa tokësore. Ne u përpoqëm të përdornim forcën për t’i dhënë pushtet diplomacisë, të bindnim Milosheviçin se kjo gjë s’do të vazhdonte përgjithmonë dhe ai nuk mund të fitonte kurrë. Sapo ai ta kuptonte, e dinte se duhej të dorëzohej.
Pra, luftë e ndërthurur me diplomaci. E menduat që në fillim se fushata do të zgjaste 3 muaj e disa ditë, aq gjatë?
Në fillim disa kombe besuan se Milosheviçi do të dorëzohej që në bombardimet e para, por…
Nuk dihej asgjë. I telefonova gjeneral Ojdeniç, shefit ushtarak serb pas natës së parë të bombardimeve. I thashë se doja vetëm të flisja me të, ta kuptonte se bombardimet do të vazhdonin, prandaj duhet të dorëzoheshin. Ma mbylli telefonin, sigurisht.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...


































