Sport

Ky është njoftimi i fundit i policisë së Kosovës për kanosjen me thikë të Tovërlanit ndaj Shpend Ahmetit

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 26 October 2021

Policia e Republikës së Kosovës e ka konfirmuar se trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, është arrestuar, pasi i njëjti sipas ‘Klan Kosovës’ e kishte kanosur me thikë kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportit të policisë Tovërlani ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i ai është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Rreth këtij rasti akoma nuk ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera