Lajme

Arrestohet nëna në Gjakovë, detyroi fëmijën të kërkojë lëmosh

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 26 October 2021

Një grua është arrestuar dje në Gjakovë pasi që kishte detyruar fëmijën e saj të kërkojë lëmosh, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në një parking të këtij qyteti.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nga njësiti policor dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale është hasur në një parking duke e detyruar fëmijën e saj, të kërkojë lëmoshë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy