Lajme

Leposaviq| Gruaja e raporton një person se po mblidhte para në emër të vajzës së saj

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 22 October 2021

Një shtetase e Serbisë ka raportuar në polici se pa autorizimin e saj një grua gjithashtu shtetase e Serbisë po mbledh para për vajzën e saj të sëmurë, shkruan Gazeta Infokus.

Vajza e sëmurë banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim.

“E dyshuara është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër e te cilat i kishte keqpërdorur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Me vendim te prokurorit e dyshuara është liruar ne procedure të rregullt.

Rasti është raportuar në Leposaviq, ndërsa po cilësohet si mashtrim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera