GLPS për raportin e progresit: Qeveria të bëjë më shumë për të arritur rezultate
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 21 October 2021
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka publikuar sot të gjeturat e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, me ç’rast u tha se Kosova nuk ka arritur rezultate të dëshirueshme.
Kjo pasi sipas tyre, Kosova nuk ka arritur ndonjë reformë të thellë strukturore në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ndërkohë GLPS ka bërë të qartë qëndrimin e saj sa i përket kërkesës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Derisa Komisioni Evropian në “Raportin për vendin” e konsideron shqetësuese iniciativën e Qeverisë së Kosovës për vetting të plotë në sistemin gjyqësor, sipas GLPS-së një reformë e tillë në sistemin e drejtësisë është e domosdoshme, por që e njëjta duhet të bëhet në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar.
Njomza Arifi nga GLPS në një konferencë për media, tha se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për të arritur rezultate konkrete në reformat kyçe, si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (MSA) dhe Agjenda për Reforma Evropiane.
“Kosova, fatkeqësisht, nuk veçohet për ndonjë reformë të thellë strukturore për të cilën janë arritur rezultate të dëshirueshme siç ndodh me vendet e rajonit… GLPS rekomandon që Qeverisë të Kosovës të bëjë përpjekje të shtuar dhe një koordinimin ndër-institucional për të shënuar rezultate konkrete në disa nga reformat kyçe siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma në administratë publike si dhe të ketë një angazhim të shtuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda për Reforma Evropiane”, tha ajo.
Ndërsa Arbër Fetahu nga GLPS, tha se një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vettingut mbetet e domosdoshme.
“Ne si GLPS konsiderojmë që një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vettingut mbetet e domosdoshme, por që e njëjta duhet të bëhet në koordinim dhe përfshirje të plotë të faktorit ndërkombëtar në të gjitha fazat e tij”, tha ai.
Sa i përket kërkesës së Komisionit Evropian për themelimin e Asociacionit me komuna serbe, Fetahu tha se është një nga çështjet në të nxehta që do ta karakterizojë dialogun. Ai tha se një asociacion me kompetenca ekzekutive e minon funksionalizimin e shtetit të Kosovës.
“Duhet të merret parasysh një qëndrim i përbashkët i të gjitha partive politike, ndoshta duhet të shkohet më tutje edhe me shoqërinë civile, akademinë por edhe me një prezencë qytetare për të parë se cili është pozicioni dalës nga kjo gjendje pasi që edhe marrëveshjet ndërkombëtare janë të obligueshme që të zbatohen, por fati ynë është që Gjykata Kushtetuese e hedh poshtë, (asociacionin) me kompetenca ekzekutive… Nuk mjafton ta refuzojmë apriori, ndoshta Kosova duhet të krijojë kundërpeshë në dialog de t’i ketë levat e veta sesi të dalë nga kjo gjendje… Një asociacion me kompetenca ekzekutive e minon funksionimin e brendshëm të funksionimit të Kosovës, pasi që në njëfarë forme krijohet një pushtet i tretë”, tha Fetahu.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...