Vitamina B12 për funksionet e trurit dhe kujtesën, ushqimet ku gjendet
Autori: Gazeta inFokus
08:14 | 17 October 2021
Vitamina B12 luan një rol shumë kompleks në organizëm. Përveç rolit të saj për energjinë, kjo vitaminë është e dobishme për shumë prej funksioneve nervore.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për arsyet se përse kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për shëndetin e trurit.
Roli Primar i Vitaminës B12
Funskioni kryesor i kësaj vitamine është të nxisë prodhimin e rruazave të kuqe të nervave, të sintetizojë mielinën e cila është proteina që vesh nervat, të ruajë ekuilibrat e amino acideve dhe të detoksifikojë hormonet. Të gjitha këto funksione janë thelbësore për mirëmbajtjen e trurit dhe kujtesën.
Përthithja në organizëm e vitaminës B12 varet nga një sërë faktorësh ku përfshihet ushqyerja, tretja dhe vitaminat e tjera të pranishme në trup. Në sistemin tretës, vitamina B12 ka nevojë për një proteinë mbartëse me të cilën të lidhet dhe më pas të rrugëtojë në të gjithë organizmin. Me kalimin e moshës funksionet e organeve humbasin efikasitetin e tyre, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në stomak. Nëse stomaku nuk sekreton mjaftueshëm acide tretëse, përthithja e vitaminës B12 do të jetë e vështirë. Ky proces vështirësohet edhe nga inflamacioni i zorrëve, çrregullimet imunitare, anemia dhe përdorimi i disa barnave.
Plakja E Trurit
Të dhënat tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës B12 përshpejtojnë çrregullimet mendore siç janë dëmtimet e nervave dhe dobësimin e komunikimit mes tyre.
Prodhimi i Transmetuesve Nervorë
Nëse organizmi nuk përmban sasitë e duhura të kësaj vitamine, atëherë transmetuesit nervorë do të jenë më të pakët. Vitamina B12 sintetizon transmetuesit nervorë siç është dopamina dhe serotonina. Kësisoj, paqëndrueshmëria emocionale dhe prishja e cilësisë e gjumit janë të paevitueshme.
Më Pak Gjak Në Tru
Mungesa e vitaminës B12 shënjestron edhe shëndetin vaskular. Në pamjaftueshmëri të vitaminës B12, enët e gjakut ngushtohen dhe bëhen më të ngurta duke i çelur rrugën aterosklerozës. Të gjitha këto pakësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe rrisin gjasat e goditjes nga ishemia.
Sasia E Nevojshme E Vitaminës B12
Suplementët e vitaminës B12 ofrojnë mbështetje premtuese për shëndetin e trurit. Por sipas të dhënave vitaminën B12 mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme. Nëse jeni duhanpirës, jeni më të rrezikuar nga humbja e kujtesës dhe funskionet e dobësuara të trurit. Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës.
Ushqimet me Vitaminë B12
• Sardelet
• Salmoni i egër
• Drithërat e plota
• Qumështi
• Kosi
• Djathi i bardhë
• Vezët
Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































