Sonte përfundon fushata e zgjedhjeve komunale në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 15 October 2021
E premtja është dita e fundit e fushatës para zgjedhjeve për pushtetin komunal të së dielës në Kosovë. Autoritetet thonë se po bëhen përgatitjet e fundit për të siguruar një proces të qetë dhe demokratik.
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, tha se tashmë janë kryer të gjitha veprimet që garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës, i cili do të mbikëqyret nga rreth 25 mijë vëzhgues të akredituar.
“Këto katër muaj që po i lëmë pas kanë qenë plot angazhim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve lokale. Ky është një nga proceset më të mëdha dhe gjithëpërfshirëse dhe Kosova ka krijuar një traditë të çmuar në organizim të zgjedhjeve. Si Komision kemi arritur të përmbyllim me sukses qindra aktivitete zgjedhore me një qëllim të vetëm që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike”, tha ai.
Laura Pula, bashkërenduese kombëtare e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, tha se 80 prokurorë janë angazhuar për të siguruar veprimet ligjore ndaj përpjekjeve të mundshme për keqpërdorim të votës në 38 komuna të Kosovës.
“Nëse eventualisht do të vijë deri te ndonjë keqpërdorim i votës së lirë të qytetarit, Prokurori i Shtetit së bashku me policinë do të jenë gardian të mbrojtjes së votës ashtu që do të ndalojnë dhe arrestojnë të gjithë votuesit që tentojnë ta keqpërdorin votën. Por po ashtu në kuadër të procedurave standarde do të ndalojnë dhe arrestojnë edhe zyrtarët përgjegjës të cilët në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë”, tha zonja Pula.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se mbi 3 mijë e 350 zyrtarë policorë do të jenë në detyrë të dielën për të siguruar këtë proces zgjedhor.
“Në ditën e zgjedhjeve numri i zyrtarëve policorë të përfshirë do të jetë në 883 qendra të votimit do të kemi mbulim për 24 orë nga një mijë e 766 zyrtarë policorë, në 38 depot komunale do të kemi 152 zyrtarë policorë, në 194 ekipet mobile do t’i kemi 194 zyrtarë policorë. Njësitë reaguese do të mbulohen nga 800 zyrtarë policorë të kyçur direkt në operacion, ndërsa do të jenë të asistuar nga 240 pjesëtarë të njësisë speciale dhe 200 pjesëtarë të njësive të reagimit të shpejtë”, tha ai.
Nga numri i përgjithshëm i vëzhguesve të zgjedhjeve, 177 janë të organizatave ndërkombëtare ndërsa 39 të përfaqësive diplomatike në Kosovë.
Gjithsej 89 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, një koalicion, 33 nisma qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal të 17 tetorit, ndërsa rreth një milionë e 885 mijë 450 votues kanë të drejtë vote./voa
Të tjera
-
BE: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borell mbi përmbushjen e kushteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzion...
-
Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i një...
-
Lajçak: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia t’ia njohë simbolet, dokumentet e institucionet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Qytetarët në Ferizaj dalin në ‘peshkim’ pas reshjeve të shiut
Qytetarët në qytetin e Ferizajt kanë shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas p...
-
Vdẻs i moshuari nga Novi Pazari në një hotel në Prizren, dyshohet për su*m në zemër
Një 60 vjeçar, boshnjak nga Novi Pazari i Serbisë, ka vdekur sot derisa po që...
-
Ish-drejtori i KEK-ut Njazi Thaqi thotë Korporata po rrezikon falimentimin
Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi, përmes një shk...
-
Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku aderon në Nismën e Fatmir Limajt
Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e ...
-
Ministri Aliu deklaroi se autostrada Prishtinë-Mitrovicë përfundon brenda afateve, reagon deputetja e LDK-së
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me gjendjen e rrugës...
-
Besimi i investitorëve të huaj rritet në tremujorin e parë
Një sondazh i fundit nga Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare i K...
-
“Kur dikush nuk të pranon në dhomë për faktin se je e verbër”, studentja nga Vitia flet për diskriminimin
Kur një studente refuzoi ta ndante dhomën e konviktit me të, Mimoza Zejnullah...
-
Ministri Liburn Aliu i bindur: Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë përfundon brenda afateve
Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prisht...
-
Regjistrimi s’pritet të ofrojë të dhëna shumë të sakta për personat me aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuara shprehen skeptikë sa i përket procesit të reg...