Këto janë të gjitha reagimet ndaj deklaratës së Borellit e Rakiçit për operacionin policor në veri
Autori: Islam Morina 00:45 | 14 October 2021
Mëngjesin e së mërkurës Polica e Kosovës dhe zyrtarë të Doganave të Kosovës, filluan një operacion sipas urdhëresës së Prokurorisë dhe Gjykatës, për shpartallimin e një grupi kontrabandistësh që vepronte në tërë Kosovën.
Ky aksion u shtri në 26 lokacione që përfshinte tri qytete të ndryshme Pejën, Prishtinën dhe Mitrovicën e Veriu, shkruan Gazeta Infokus.
Në qytetet tjera operacioni u zhvillua pa ndonjë pengesë dhe pa ndonjë incident, kurse në Mitrovicë të Veriut, një grup huliganësh dhe kriminelësh serbë, të dirigjuar dhe orkestruar nga strukturat paralele të instaluara nga Beogradi, sulmuan policinë dhe doganierët, duke djegur një veturë të doganës.
Kjo bëri që të reagojë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila reagoi në asistim të njësive të rregullta policore dhe zyrtarëve doganor që po sulmoheshin nga huliganë dhe kriminelë serbë të strukturave paralele në veri.
Edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, u sulmua me mjete vdekjeprurëse, përfshirë këtu bombat shokuese, gazin lotsjellës, armët e gjata dhe granata dore luftarake, duke lënduar kështu 10 policë, shkruan Gazeta Infokus.
Pas këtij aksioni policia shpalli në kërkim 10 persona nga të dy etnitë, që bashkëpunonin në veprimet e përbashkëta kriminale të kontrabandës.
Ai që reagoi i pari nga komuniteti ndërkombëtar, ishte Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, i cili i quajti veprimet e policisë si të njëanshme dhe të pakoordinuara me ndërkombëtarët, duke shtuar se të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ky reagim i tij duket se inkurajoi reagimin e Ministrit për Kthim dhe komunitete në Qeverinë e Kosovës që vjen nga komuniteti serb, Goran Rakiç, i cili e krahasoi këtë aksion të policisë kundër kontrabandës me “Natën e Kristaltë”, që simbolizon (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve) gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçit është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, kishte deklaruar Rakiç.
Kjo si duket ka bërë që të reagojë ashpër ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka kërkuar që të ndalet ky lloj krahasimi i papranueshëm.
“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Pas tij ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-vë në Kosovë, duke mbështetur kështu reagimin e ambasadorit Rohde, dhe rishpërndarë postimin e tij.
Kurse ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i ka reaguar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për deklaratën lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ai e ka quajtur të paaftë BE-në në lidhje me Kosovën, kurse tha se Borell nuk do kërkonte nga policia që të mos merrte veprime kundër kontrabandës, nëse do merrte mundin e të njihej me realitetin në veri të Kosovës.
“Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, nëse do të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës, do të kishte ditur se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe nuk është kurrë herët për të dalë kundër tyre. Pra, edhe nëse është reagimi i dhunës, ai duhet ta lavdërojë atë”, ka shkruar ish-ambasadori në një postim në Facebook.
E heshtur nuk ka qëndruar as Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i cila i ka reaguar po ashtu Borellit për deklarimet qesharake dhe amatore që ai i bëri me nguti e si me porosi dashakeqe pas aksionit kundër kontrabandës, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo i ka kujtuar Borellit dhe BE-së, se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja, s’ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë, madje kërkoi që BE të kritikojë ndaj shteteve që ku sundimi i ligjit nuk zbatohet dhe përkrahë ato shtet që e zbatojnë atë.
“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Kujtojmë se aksioni i sotëm kundër kontrabandës, u bë me urdhëresë të prokurorit dhe gjykatësit, e që në këtë rast të dy janë me përkatësi serbe, por që nuk ka lidhje me etninë, sepse sundimi i ligjit nuk njeh përkatësi etnike, ngjyrën, racën, fenë apo gjininë, thjeshtë zbatohet ligji i cili vlen për të gjithë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Vik timat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar
Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suha...
-
Vdes ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi
Gjatë ditës së sotme është ka vdekur ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi Lajmin ...
-
Abdixhiku me tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllllister
Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatd...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë...
-
Rama: 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati sh...
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...