Uran Ismaili prezanton planin e detajuar për Parkun Qëndror, 8 hektarë në qendër të Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 13 October 2021
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka prezantuar projektin për ndërtimin e Parkut Qëndror, në qendër të qytetit prej 8 hektarësh.
Ai e ka quajtur një projekt me shumë rëndësi për të dhe qytetarët e i cili do ta përmirësojë dukshëm cilësinë e jetës tonë në qytet.
“Për disa javë rresht unë kam folë për Prishtinën e Gjelbër. Mirëpo këtë projekt e kam jashtëzakonisht me rëndësi, prandaj edhe jemi përkushtuar shumë që këtë projekt ta planifikojmë në mënyrën më të mirë, që ai të bëhet i mundur dhe ta ndryshojë jetën tonë për të mirë.”, ka thënë Ismaili.
“Unë dua ta bëjë Prishtinën qytet të gjelbër. Projekti im më i madh e më ambicioz për Prishtinën e gjelbër është projekti për ta ndërtu Parkun Qendror të Prishtinës– mushkëritë e reja të Prishtinës. Plani im është që deri në tetor të 2024-tës, Prishtina të ketë Parkun Qendror 8 hektarë, në qendër të Prishtinës. Lokacioni i parkut qendror të Prishtinës do të jetë midis qytetit, përgjatë stadiumit Fadil Vokrri dhe Pallatit të Rinisë.”, ka thënë Ismaili.
Ismaili ka thënë se do ta bëjë zhvendosjen e ndërtesave dhe parkingjeve të administratës publike. Do ti rigjeneroj hapësirat tjera publike, për transformimin e tyre në hapësira të mëdha e të gjelbërta të qytetit tonë.
“Kemi me e rujtë vetëm një ndërtesë, ish-ndërtesën e burgut dhe kemi me e kthy në muze, në përkujtim të një periudhe të dhimbshme të Prishtinës sonë. Parkingu i madh prapa Pallatit të Rinisë do të transformohet në park, me hapësira të gjelbërta, shtigje për ecje, vrapim e amfiteatër publik.
Parku Qendror do të ofrojë shtigje të reja të gjelbërta, për ti dhënë më shumë oksigjen qytetit e qytetarëve ajër të pastër e hapësirë për çlodhje gjatë ditës.”, ka thënë ai.
Ismaili i ka ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që ta mbështesin planin e tij për Parkun Qëndror me votën e tyre këtë të diel.
“Sepse me këtë votë nuk zgjidhet veç kryetari i ardhshëm i Prishtinës, por vendoset edhe për Prishtinën e së ardhmes e cila është e gjelbër, e shëndetshme, digjitale e bëhet destinacion jo vetëm për qytetarët e saj, por të gjithë ata që vijnë dhe e shijojnë Prishtinën.”, ka thënë Ismaili.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...