Sergio Ramos sheh dritë në fund të tunelit, afron debutimi me PSG
Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 13 October 2021
Më në fund pak dritë në fund të tunelit për Sergio Ramos. Nga zërat që e shikojnë larg Paris Saint Germain që në merkaton e dimrit tek debutimi i ish-kapitenit të Realit të Madridit me klubin parizien.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Marca, kalvari i gjatë i dëmtimeve të qëndërmbrojtësit duket se ka përfunduar me Ramos që pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino që këtë fundjavë për sfidën ndaj Angers që PSG do të luajë të premten në Parc des Princes, takim i vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit francez, sfidë që do të transmetohet në ekranin e Supersport. Sergio Ramos gjatë kësaj jave është stërvitur rregullisht me shokët e tjerë të skuadrës dhe Pochettino mund t’i japë disa minuta në takimin ndaj Angers.
Nëse debutimi nuk vjen këtë javë atëherë shtatlarti spanjoll pritet të debutojë mesjavën e ardhshme në sfidën e Championsit ndaj gjermanëve të Leipzig. Sergio Ramos iu bashkua PSG-së gjatë merkatos së verës me parametër zero por për shkak dëmtimi ai ende nuk ka debutuar me kryeqytetasit francize dhe duhet pranuar që në Kullën Eiffel presin shumë nga Ramos pasi eksperienca dhe klasi që ai zotëron mund të jenë një ndihmë e madhe për skuadrën e Pochettinos.
Në ditët e fundit është përfolur shumë edhe për një largim të 35-vjeçarit me destinacion të ri Premier League dhe Manchester United aty ku Ramos do të ritakohej me shokun e tij të vjetër Cristiano Ronaldo, por për momentin prioritet i Ramos është të bëjë mirë me Paris Saint Germain dhe të respektojë kontratën 2-vjeçare me parizienët.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































