Zbuloni cilat ushqime duhet të hani nëse keni dhimbje nyjesh
Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 13 October 2021
Trupi i njeriut mund të themi që është një shumësi nyjesh që ndihmojnë lëvizjen dhe kryerjen e funksioneve normale të tij. Çdo kockë lidhet me tjetrën me anë të nyejeve, ndaj nëse ato dhembin mund të imagjinoni krizat e mëdha që do të përshkojnë të gjithë trupin.
Kjo dhimbje mund të shkaktohet nga një sërë sëmundjesh, siç janë llojet e ndryshme të artritit dhe osteoartritit. Pavarsisht të gjithë medikamenteve që rekomandohen, ushqimet dhe stili i jetesës mund të jenë një ndihmesë e madhe. Në këtë artikull ju tregojmë disa nga ushqimet më të mira të cilat largojnë shpejt dhimbjen e nyjeve tuaja.
Çfarë të konsumoni
Ekspertët rekomandojnë të filloni me dietën mesdhetare, pasi është e pasur me fruta, perime, bishtajorë dhe shumë vaj ulliri. Të gjitha këto ushqime ndihmojnë në shëndetin e mirë të koçkave dhe veçanërisht nyjeve. Një studim i vitit 2015 shpjegon lidhjen e fortë që ushqimi ka me shëndetin e mirë të kockave. Këtu veçohet edhe dieta e famshme mesdhetare. Pra, shumë bulmet, vaj ulliri, fruta, perime apo ushqime të pasura me omega-3. Të gjitha këto ushqime largojnë dhimbjen e nyjeve në mënyrë natyrale dhe të shëndetëshme.
Vaji i peshkut
Vlerat e vajit të peshkut gjejnë vend edhe në luftën kundër dhimbjes së kyçkeve. Elementi kyesor në të, omega – 3 ka veti anti inflamatore të cilat qetësojnë çdo dhimbje në trup në shumë pak kohë. Atë mund t’a merrni me anë të suplementeve në disa përiudha të caktuara të vitit ose në mënyra natyrale. Ndër ushqimet më të pasura me të listohen peshku salmon, troftë apo sardelet. Mjafton të konsumoni një racion peshk të freskët në javë dhe do të merrni të gjithë ndihmën e duhur për nyjet dhe kyçet tuaja.
Perimet e jeshile
Megjithëse të gjitha perimet duhet të jenë të përfshira në dietën tuaj, perimet jeshile e me shumë gjethe vendosini në vend të parë. Këtu futen brokoli, kale, sallata jeshile apo lakrat, pasi janë një burim shumë i madh vitaminash, fibrash dhe antioksidantësh. Pikërisht këto enzima dhe vitamina e ndihmojnë trupin të qetësojë gradulisht dhimbjet e çdo lloji. Për të gjithë personat që vuajnë nga artriti këto perime janë më të vlefshmet.
Çaji jeshil
Shumë i njohur e i përdorur që nga lashtësia, çaji jeshil është i mbushur në vlera të mira për organizmin. Ky çaj ka veti qetësuese dhe arrin të shuajë dhimbjen e nyjeve nëse e përdorni rregullisht. Gjithnjë jini të kujdesshëm të keni një regjim ushqimor sa më natyral e të pasur me vitamina dhe minerale. Krahas këshillave dhe ilaçeve nga mjeku, ushqimet e duhura do të jenë një ndihmesë e madhe kundër këtyre simptomave./AgroWeb
Të tjera
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...