Sali Berisha i qon selam Vuçiqit: Do të ndëshkoheni për krimet në Kosovë dhe Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 12 October 2021
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama, se është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit.
Në fjalën e tij, Berisha paralajmëroi edhe Serbinë për krimet e kryera jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, duke theksuar më tej se dëshiron t’i çojë një mesazh Sllobodanit të ri Aleksandar Vuçiq, që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, i cili është më i egri i Luftës Ballkanike që është dokumentuar.
“Që nga Enver Hoxha deri më sot shqiptarët nuk kanë patur kurrë një kryeministër më antinjerëzor e antikombëtar si Rama. Ky nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në vasal të verbër të Beogradit. Një vit më parë, refuzoi të votonte rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë, pasi e urdhëronte padroni i tij Vuçiç. Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, më të egrin e Luftës Ballkanike që është dokumentuar. Përgatitu Sllovodan, jo vetëm për krimet në Kosovë edhe në Shqipëri do të ndëshkojnë Serbinë për krimet e shëmtuara. Ne do të ngremë zërin dhe do të dënojmë gjenocidin,e bëjmë këtë si kusht i të gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe”.
Ndërsa e konsideroi Ramën, vasal të Beogradit ai e akuzoi atë se në këto 8 vite nuk ka ndjekur nismën e Berlinit, por të Beogradit.
“Edi Rama në këto 8 vite në vend që të ndjekë nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania, ndoqi nismën e Beogradit. Edi Rama nisma e Beogradit është vasalitet, është armiqësi për Kosovën dhe rrethim i hapur ndaj Kosovës. Ndaj dhe kohërat janë kritike dhe vendimtare”./TCH
Të tjera
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...