Horoskopi 11 Tetor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 11 October 2021
Dashi
Gjërat nuk po shkojnë ashtu siç dëshironi sot. Vonesat janë të shumta kështu, që gjëja më e mirë që mund të bëni është të kontrolloni nervat tuaja, në mënyrë që të mos debatoni me miqtë dhe familjarët tuaj.
Në jetën tuaj romantike, dita do t’ju ndihmojë të krijoni një atmosferë erotike që do të befasojë partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë, mund të prisni flirtime dhe që do t’ju nxjerrin nga monotonia e rutinës.
Demi
Shoqërueshmëria juaj sot do të jetë shumë e lartë, pasi do të diskutoni me persona interesantë. Dëgjoni mendimin e tyre dhe përpiquni të adoptoni qëndrimin e tyre optimiste, sepse kjo do t’ju bëjë të shihni gjërat ndryshe dhe të bëni lëvizjet e nevojshme për të përmirësuar jetën tuaj.
Në romancë, sot është një ditë e mirë, për të folur me partnerin për çështjet kryesore që lidhen me marrëdhënien tuaj.
Ju që jeni ende duke pritur që njohja e re të vijë në jetën tuaj, dilni nga shtëpia me humorin tuaj më të mirë, sepse shanset për të takuar dashurinë e madhe të jetës janë të shuma!
Binjakët
Sot jeni shumë kreativë, duke shfaqur talentet tuaja të shumta. Sot do të jeni protagonisti i ditës. Fakti që nuk silleni më në mënyrë impulsive dhe rastësore, ju shtyn të arrini më shumë se një qëllim.
Do të keni mundësinë të kaloni një ditë të bukur me partnerin tuaj dhe do të jetë mirë të mos përfshini palët e treta mes jush.
Gaforrja
Sot është një ditë shumë pozitive për ju. Së pari ju duhet të hiqni qafe stresin, i cili tani po ju vonon planet. Shikoni çështjet tuaja me më shumë planifikim dhe përfundojeni punën tuaj me qetësi dhe dashuri.
Në romancë, përpiquni të shijoni ditën dhe përfitoni nga aspekti aktual për t’u afruar me partnerin tuaj.
Luani
Sot, i dashur Luan, do të vlerësoni shumë ndihmën e disa njerëzve. Jeni në një ditë shumë të mirë që favorizon planet tuaja dhe ju bën optimistë për të ardhmen. Mos e humbisni humorin pozitiv, që do t’ju japë forcë dhe energji për të arritur gjithçka.
Në jetën romantike tuaja, keni të gjithë favorin e planetëve për të kaluar një ditë të mrekullueshme.
Virgjëresha
Është mirë sot të përqendroheni në atë që dëshironi të bëni dhe të mos e zini mendjen me çështje të vogla.
Dita është e mirë për të zgjidhur çështjet që lidhen me mjedisin tuaj familjar.
Në jetën tuaj romantike mund të shijoni një ditë të bukur në krahët e partnerit tuaj dhe të largoni stresin që ju ndjek.
Peshorja
Të dashura Peshore, zhvillimet përreth jush janë shumë të shpejta. Thjesht duhet të jeni më selektivë me ndihmën që i jepni njerëzve përreth jush. Mund të mos jetë koha për t’u shpërblyer për veprimtaritë që bëni në fusha të ndryshme, por dijeni që shumë shpejt do të merrni atë që dëshironi, moralisht ashtu edhe materialisht.
Akrepi
Dita ju gjen të zhytur në mendime dhe mjaft të zhgënjyer nga disa zhvillime. Humori juaj i keq nuk ju lejon të gëzoheni me ngjarjet e këndshme, që do të ndodhin gjatë ditës.
Në romancën tuaj, duhet të bëheni pak më pozitivë ndaj asaj që po ndodh në lidhjen tuaj gjatë kësaj kohe. Gjeni një mënyrë për të kaluar një ditë të bukur me partnerin tuaj.
Shigjetari
Sot ndiheni se jeni duke u mbytur dhe se nuk mund të shpërtheni, por mos i kushtoni vëmendje asaj që dëgjoni.
Me kapacitetin që keni, do të arrini gjëra që në të kaluarën ishin të paarritshme për ku. Do të pranoni mbështetjen e njerëzve tuaj dhe do të ndiheni më të kënaqur.
Në romancë do të ketë stabilitet dhe do të keni kohë për të vlerësuar më mirë veten dhe partnerin tuaj, për atë që ai ju ofron në nivel emocional.
Bricjapi
I dashur Bricjap, zhvillimet e ditës sot do të jenë pozitive. Por duhet të tregoni vendosmëri dhe guxim në marrjen e vendimeve.
Mos harroni se e mira nuk vjen, nëse nuk jeni të gatshëm ta kërkoni atë. Veproni me besimin se, duke pasur si aleat aftësitë tuaja do të fitoni gjithçka që ju përket.
Ujori
Të dashur Ujorë, dëshironi të bëni shumë ndryshime sot. Për të arritur këtë ju duhet të vendosni një plan të mirë. Kapaciteti juaj do të jetë i madh dhe askush nuk mund t’ju rezistojë
Jeta juaj e dashurisë mund të bëhet edhe më e mirë se sa është, për sa kohë që nuk mbështeteni në atë që keni bërë deri më tani.
Peshqit
Të dashur Peshq, nga sot gjërat janë më pozitive, sepse pranë jush ndodhin ngjarje vërtet të këndshme, të cilat për shkak të gjendjes suaj të çuditshme psikologjike, i neglizhoni.
Në romancën tuaj, gjërat po shkojnë shumë mirë dhe mund të kaloni një kohë të mirë sot me partnerin. Mos lejoni që asgjë t’ju prishë ditën, sepse keni nevojë për butësi dhe flirtim.
Të tjera
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...
-
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë
Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar t...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial n...
-
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kushton 338 milionë euro
Kosova për herë të parë është bërë me Strategjinë Shtetërore të Sportit 2025-...
-
“Të panevojshme” – Ministri i Kurtit kritikon ndërtimin e nënstacioneve të reja në veri
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se ndërtimi i nënst...