Sport

Reagon kryetari i ‘Dardanëve’ pas humbjes së Kosovës nga Suedia

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 09 October 2021

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Suedia me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar kryetari i tifozëve të Kosovës ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka shkruar se Kosova nuk është dashuri sezonale dhe se nuk dashurohet në një ndeshje, e në tjetrën jo.

-Advertisement-

Me pas ai ka thënë se ‘Dardanët’ nuk dorëzohen, duke shtuar se Kosova do të fitoj prapë.

“Kosova nuk është dashuri sezonale. Kosova nuk dashurohet një ndeshje po e një jo. Kosova është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë. Dardanët nuk dorëzohen. Prapë do të fitojmë. Do të ngitemi dhe do të luftojmë. Shihemi në Prishtinë ndaj Gjeorgjisë”, ka shkruar Berisha në facebook.

Më poshtë keni postimin e Lulëzim Berishës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera