Thaçi: Spanja ka qëndrim mohues, gati armiqësor, ndaj shtetit të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 06 October 2021
Opinionisti Jusuf Thaçi është skeptik ndaj Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” tha se Spanja nuk ka qëndrim neutral ndaj Kosovës, por ka qëndrim mohues, gati armiqësor, ndaj shtetit të Kosovës.
Ai ka përmendur faktin se Spanja ka kërkuar që të hiqen simbolet në Samitin e sotëm të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, meqenëse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, shkruan Gazeta Infokus.
“Mos të harrojmë: edhe Spanja është BE, madje shtet i fuqishëm i BE-së. Spanja nuk ka qëndrim neutral ndaj Kosovës, por ka qëndrim mohues, gati armiqësor, ndaj shtetit të Kosovës. Me qëndrime të njëjta apo të ngjashme me Spanjën në raport me shtetësinë e Kosovës ka edhe shtete të tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën (madje ka edhe shtete të tjera të BE-së që pavarësisht se e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë qëndrim negativ ndaj Kosovës)”.
Ai e cilëson naivitet pritjen që BE-ja të jetë neutrale në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Rrjedhimisht, është naivitet të pritet që BE-ja (si organizatë shumë-shtetëshe, brenda së cilës vendim-marrja varet nga secili shtet e ku disa nga këto shtete kanë qëndrim kundër Kosovës e shtetësisë së saj) të jetë një ndërmjetëse neutrale e korrekte në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Thaçi.
“Prandaj, në procesin e dialogut Kosovë-Serbi Kosova duhet të mbështetet vetëm në SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë” , ka shtuar ai./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...