Reciprocitet mes tensioneve, The Guardian: Çfarë ndodhi mes Kosovës dhe Serbisë
Autori: Gazeta inFokus
12:38 | 03 October 2021
Në një pikë karburanti të braktisur, gjysmë milje nga pika kufitare Jarinjë e Kosovës me Serbinë, një flamur serb ishte vendosur në çati. Një grup të rinjsh u ulën në arka të përmbysura të birrave, duke shpërndarë shishe me ujë dhe raki shtëpie në gota të vogla plastike. Kështu e pëshkruan situatën e ditëve të fundit në veri të Kosovës, gazeta e njohur britanike, The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Rruga malore pranë tyre, e rrethuar nga të dyja anët nga grupet e protestuesve rreth tendave dhe zjarreve të ndezura të kampit, ishte e bllokuar mirë nga kamionët e ngarkuar rëndë.
Ndërsa tregon shkakun e tensioneve në pikëkalimet kufitare me Serbinë, gazeta britanike shkruan se “skenat pranë fshatit Jarinjë mund të duken misterioze për botën e gjerë”.
Bllokimi në dy vendkalimet kufitare nga serbët në Kosovë kishte bërë që qeveria kosovare të dërgonte forcat speciale të policisë për të mbajtur kufijtë e hapur. Kjo u pa në Beograd si një provokim i mjaftueshëm për vendosjen e avionëve luftarakë dhe tankeve në skena që i bënë jehonë të mjaftueshme të kaluarës që liderët ndërkombëtarë ta ndiejnë nevojën për të bërë thirrje për qetësi, shkruan The Guardian.
Policia e Kosovës raportoi fundjavën e kaluar se një ndërtesë komunale e përfshirë në lëshimin e regjistrimeve të automjeteve ishte djegur. Një e dytë ishte sulmuar me granata, të cilat nuk kishin arritur të shpërthenin. KFOR-i i drejtuar nga NATO, që ka pasur një rol paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 i rriti patrullat. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë erdhi për ta vëzhguar kufirin, i shoqëruar nga ambasadori i Rusisë në Beograd – një shfaqje alarmante për shumë njerëz.
Mosmarrëveshja për targat ishte përshkallëzuar në mënyrë të rrezikshme. Jetët ishin vënë në rrezik, thuhet më tej.
Për shumë vëzhgues, zhvillimet gjatë dy javëve të fundit kanë nxjerrë në pah mungesën e lidershipit ndërkombëtar për këtë çështje, veçanërisht nga BE-ja.
Javën e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se e ardhmja e të ashtuquajturit “Ballkani Perëndimor” – Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, si Serbia, Kina dhe Rusia, pesë nga 27 vendet anëtare të BE -së – Sllovakia, Rumania, Greqia, Qipro dhe Spanja ende nuk e njohin Kosovën, kryesisht nga frika e inkurajimit të lëvizjeve për pavarësis brenda territoreve të tyre, shkruan gazeta britanike.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka bërë të qartë se duke pasur parasysh degradimin e sundimit të ligjit në Poloni dhe Hungari dhe dobësinë e institucioneve të Brukselit në përgjigjen ndaj këtij kërcënimi, prioritet i BE-së duhet të jetë forcimi i asaj që ata e kanë. Është një “jo” për zgjerim nga Parisi”, tha Vjosa Musliu, profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Bruksel. “Duke pasur parasysh qëndrimin e çrregullt ndaj rajonit, veçanërisht në javët e kaluara, BE-ja shfaqet si aktori më jonormal në të gjithë këtë strukturë.”
BE-ja e ka paraqitur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit si thjesht teknik, por në fakt është thellësisht politik dhe kërkon udhëheqje, shtoi Musliu: “Nuk mund ta injorosh elefantin e madh në dhomë.”

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































