Lajme

Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin që gjeti në rrugë

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 03 October 2021

Një qytetar nga Ferizaj, ka gjetur një protofol në rrugën “Gjon Serreqi” në Ferizaj.

Imer Zekolli menjëherë e ka njoftuar policinë dhe protofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor.

“Me datën 02.10.2021 rreth orës 15:00 një qyetatar nga Ferizaj Imer Zekolli, i moshës 65 vjecar, pensionist , në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste Lirie Beqirit, e moshës 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute. Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj” thuhet në kumtesën e policisë.

-Advertisement-

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronares Lirie Beqirit i kthehen paratë 182 euro e 50 cent dhe dokumentet e saj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Imer Zekolli për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera