Kushtet që duhet t’i plotësoni nëse doni të udhëtoni në Zvicër e Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
15:54 | 29 Shtator 2021
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të TIA, edhe nëse vini nga një vend me nivel të lartë rreziku, mund të hyni në Zvicër nëse plotësoni të paktën një nga kërkesat e mëposhtme:
Jeni mbajtës të një dokumenti udhëtimi (psh. Pasaportë ose kartë identiteti) dhe:
Një leje qëndrimi zviceriane (lejeqëndrimi L/B/C/Ci)
Një leje lëvizjeje ndërkufitare (leje G)
Një kartë legjitimimi FDFA
Vizë D e lëshuar nga Zvicra
Një vizë C e lëshuar nga Zvicra pas 16 Marsit të 2020 në një rast përjashtimor të vlefshëm ose për të punuar me një kontratë afatshkurtër
Një garanci leje qëndrimi
Konfirmimi i njoftimit për ofrimin e shërbimeve ndërkufitare deri në 90 ditë në çdo vit kalendarik (psh. Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar)
Jeni mbajtës të një dokumenti udhëtimi për refugjatë ose individë pa kombësi të lëshuar nga Zvicra, një pasaporte për individë të huaj të lëshuar nga Zvicra, një residence të vlefshme ose një leje qëndirmi e vlefshme, ose një Leje-F.
Keni të drejtën e lëvizjes së lirë. Nëse ju kërkohet të jeni të pajisur me vizë, një vizë Shengen C, një vizë e vlefshme D ose një leje qëndrimi Shengen e vlefshme mjaftojnë.
Jeni në një situatë e nevojë të veçantë. Autoriteti i kontrollit kufitar do të vlerësojë domosdoshmërinë dhe rëndësinë e situatës.
Mund të provoni se jeni vaksinuar me një vaksinë të njohur. Në këtë rast, mund të hyni me një vizë Shengen të lëshuar nga cilido shtet i Shengen përpara 16 Marsit 2020.
Jeni nën 18 vjeç dhe udhëtoni me një të rritur që është i vaksinuar plotësisht (prindër, vëllezër/motra, gjyshër dhe kujdestar).
Jeni duke udhëtuar tranzit në Zvicër, me qëllimin dhe mundësinë e hyrjes në një shtet tjetër.
Duhet të jeni të aftë të provoni se i përmbushni kërkesat e lartë përmendura. Dokumentat e duhura duhet t’i paraqiten kontrollit kufitar ose në momentin kur aplikoni për vizitë.
Ndyshime janë bërë edhe për hyrjen në Spanjë
Me Urdhrin e Ministrit të Brendshëm, Urdhri INT / 657/2020, duke filluar nga data 20 shtator 2021 shtetasit tanë mund të hyjnë në Spanjë duke pasur parasysh sa më poshtë:
Të kenë një certifikatë të plotë vaksinimi (doza e fundit e marrë të paktën 14 ditë para udhëtimit). Vaksinat e pranuara janë ato të autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO):
ose
Të bëjnë pjesë në një prej përjashtimeve të konsideruara esenciale të Urdhrit INT/657/2020 të datës 17 korrik 2020, ku hyjnë: personat të cilët kanë leje qëndrimi, viza afatgjata Shengen, ose personat që kanë arsye të domosdoshme udhëtimi.
Kujdes: Dokumentacioni dhe arsyet esenciale vlerësohen paraprakisht nga autoritetet spanjolle.
Veç kësaj, do të jenë të pajisur me PCR negative të kryer brenda 72 orët para mbërritjes në Spanjë, ose një test antigjeni të kryer brenda 48 orëve, ose me një certifikatë të kalimit të infeksionit Covid-19, të lëshuar nga autoritetet përkatëse, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Pa përjashtim, të gjithë personat që do të udhëtojnë për në Spanjë dhe hyjnë përmes aeroporteve dhe porteve duhet të regjistrohen në portalin https://www.spth.gob.es/, brenda 48 orëve para udhëtimit dhe të pajisen me kodin QR, të gjeneruar nga regjistrimi.
Për më shumë info:
https://www.boe.es/boe/dias/2021/09/16/pdfs/BOE-A-2021-15041.pdf

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
































