Shqetësuese prezenca ruse, prania e KFOR-it në Jarinje dhe Bërnjak nuk zëvendëson Njësinë Speciale
Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 29 September 2021
Prezenca e KFOR-it në veri të vendit po vlerësohet se është konform mandatit të saj dhe jo për të zëvendësuar Policinë e Kosovës aty. Njohës të çështjeve të sigurisë thonë se ky mekanizëm i sigurisë po vëzhgon e patrullon komfor mandatit të vet. Ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi të martën se KFOR-i u ofrua të sigurojë pikat kufitare, u refuzua nga elementet ekstremiste.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se në një situatë të tensionuar në të cilën ndodhet Jarinja dhe Bërnjaku, është e mirëseardhur që KFOR-i patrullon në atë pjesë aty.
Anash kësaj, ai shpreh shqetësimet e tij për prezencën ruse në veri.
“Në një situatë të tensionuar ashtu çfarë e bën pala serbe, është e mirëseardhur që KFOR-i patrullon në atë pjesë aty dhe deklaratat e ministrit Sveçla se nëse serbët i tërheqin barrikadat dhe tërhiqen nga protesta, zhbllokojnë kalimin në kufi, atëherë mund të tërhiqen Njësitë Speciale nga ajo pjesë, ky është një kusht. Por, me sa duket ekstremistët e dirigjuar nga Beogradi nuk e kanë qëllimin aty, ata duan që të tensionohet situata dhe është shqetësues aspekti i prezencës së vazhdueshme ruse. Ardhja e ambasadorit me ministrin e Mbrojtjes Stefanoviq, mirëpo edhe kontaktet e vazhdueshme të ministrit të Mbrojtjes dhe kërkesa për një panair ushtarako-teknik i palës ruse, krejt kjo tregon një ndërhyrje dashakeqe të Rusisë. Dhe, interferimi i vazhdueshëm i saj që vazhdimisht e shfrytëzon Kosovën si tranzit për ndikim në Ballkan[…]dhe shtytje palës serbe që të ndërmerr masa ekstreme në kuptim të asaj që të kundërshtojë prezencën e Policisë së vendit”, thotë ai.
Kështu beson edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, sipas të cilit KFOR-i po performon në veri të vendit komfor mandatit të tij. Teksa e sheh të arsyeshme tërheqjen e Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi që thotë se është policia kufitare ajo që mund të kryejë punën në zbatim të reciprocitetit.
“S’kisha me e quajt zëvendësim por kisha me e quajt performim komfor mandatit nga ana e KFOR-it dhe po ashtu një tërheqje e arsyeshme e Policisë nga ana e Njësisë Speciale në asistim të policisë së rëndomtë për të mbaruar kryerjen e punës së vet në zbatim të reciprocitetit. Pra, KFOR-i nuk po bënë zëvendësim, Policia e ka vendin e vet, e ka mandatin e vet. Edhe KFOR-i ka mandatin e vet dhe po bën monitorimin në frymën e parandalimit të një konflikti dhe në ruajtjen e sigurisë, meqë vetëm KFOR-i ka ekskluzivitetin në parandalimin”, thotë Çollaku.
Mbështetje për vendimin e qeverisë për reciprocitet në targa me Serbinë jep edhe kryetari i Komisionit për siguri dhe mbrojtje, Bekë Berisha.
Por sipas tij, Njësia Speciale e Kosovës nuk ka nevojë të qëndroj në veri të vendit me kapacitetet që aktualisht është, pasi që vlerëson se monitorimin e situatës atje mund ta bëjë pa problem edhe policia kufitare.
“Veç le të zbatohet ligji, sepse policia nuk ka nevojë me gjithë ato kapacitete të jetë atje. Ajo është atje për shkak të protestave, për shkak që ka tensione. Nëse vazhdon me u zbatu ligji, është policia kufitare që e zbaton atë në kufi”, thotë ai.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi dje se Njësia Speciale e Kosovës po qëndron pranë dy pikave kufitare me Serbinë për të mbrojtur policët kufitarë dhe doganierët e do të tërhiqet nga aty vetëm pasi serbët të largojnë barrikadat e vendosura.
“Duke qenë se KFOR-i ka ofruar angazhime shtesë dhe ka ofruar që të sigurojë policinë tonë kufitare me forca shtesë, edhe pikat kufitare, ne kemi thënë se me largimin e barrikadave prezenca e njësive speciale do të ishte e panevojshme, por edhe kjo ofertë e komandantit të KFOR-it është refuzuar nga këto elemente ekstremiste dhe me këtë refuzim këta vetëm se kanë dëshmuar që nuk janë të brengosur siç thonin më herët me praninë e forcave speciale, por qëllimet e tyre janë politike dhe në dëm të sovranitetit të vendit tonë”, ka thënë Sveçla.
Është dita e 10-të prej kur serbët ekstremistë kanë bllokuar kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa me Serbinë. Ata gjatë kësaj kohe kanë provokuar dhe propagantuar në mënyra të ndryshme, me qëllim të tensionimit të situatës atje.
Të tjera
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...
-
Takimi i sotëm në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendën për mbledhjen e Komitetit të Ministrave
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëta...
-
EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave
Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtri...
-
(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar
Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugë...
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...