Lajme

Tahiri viziton LONI DEKOR, tha se Vushtrria është e bekuar me ndërmarrës të suksesshëm e punëtor

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 28 September 2021

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir në vazhdën e takimeve me bizneset vushtrriase, ka vizituar kompaninë LONI DEKOR për të cilën tha se është kompani lidere në Vushtrri në përpunim të drurit, krenari e Vushtrrisë ku punojnë 200 punëtor dhe udhëheqin me sukses të madh këtë kompani e ku 80% e produkteve eksportohen në BE.

Postimi i plotë i Tahirit:

Vushtrria është e bekuar me ndërmarrës të suksesshëm e punëtor. LONI DEKOR është kompani lidere në Vushtrri në përpunim të drurit, krenari e Vushtrrisë. Vëllezërit Hyseni, Fatoni e Jetoni bashkë edhe me motrën e tyre e kanë ngritur këtë biznes që tani ka 200 punëtor dhe udhëheqin me sukses të madh këtë kompani e ku 80% e produkteve i eksporton në BE. LONI DEKOR ndihmoi nxënësit vushtrrias me llaptop që asnjë nxënës të mos e humbiste mësimin online kur shkollat u mbyllën

-Advertisement-

Në Pantinë do të ndërtojmë një qerdhe publike që punëtorët e puntoret e LONI DEKOR por edhe qytetarët tjerë të kenë një vend të sigurtë e edukativ për fëmijët e tyre.

Faleminderit, jam i nderuar të ju shërbejë si Kryetar i juaji!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera