Rozë

“Për dy vite kam vuajtur”/ Ish-partneri i Pamela Anderson: Vajzat bën luftë për mua

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 28 September 2021

Adil Rami është një ish-mbrojtës i Milan dhe playboy, i cili së fundmi ka vendosur që të flasë hapur për jetën e tij private. Ish-partneri i Pamela Anderson ka rrëfyer për jetën kur u bë i famshëm dhe se si femrat luftonin që të kishin atë.

Rami ka treguar se në fillimet e karrierës së tij donte që të dilte me shumë vajza çdo javë, pasi luante me imazhin e tij prej playboy.

“Por mosha dhe pjekuria më bënë ti them vetes ‘mjaft’. I imi, ishte një gabim që të rinjtë nuk duhet ta bëjnë, por është e vështirë që të rezistosh në një botë plot me tundime”, tha ish-futbollisti, i cili shtoi se bota e futbollit i ka hapur dyer që vështirë se janë të arritshme për njerëzit e thjeshtë.

-Advertisement-

“Kur fitoni reputacionin e një futbollisti, e gjen veten me dhjetëra vajza panë vetes. Më donin për atë që isha, theksin tim të anglishtes. Ato luftonin për mua”, tha ai.

Më pas, Adil ka folur edhe në lidhje me marrëdhënien me aktoren e famshme, Pamela Anderson. Ai iu përgjigj të gjitha akuzave të saj, madje edhe atë që e ka quajtur “një përbindësh”.

“E di se çfarë dëshironte ajo të arrinte duke më akuzuar. Donte të më shkatërronte, veçanërisht duke pasur parasysh bashkëpunimin tim me shoqatat për mbrojtjen e grave të dhunuara. Kurrë nuk ngriti padi. Për dy vite kam vuajtur, njerëzit kanë thënë gënjeshtra për mua. Kam video e foto që i hedhin poshtë këto pretendime. Por tani ajo është e kaluara ime dhe s’dua t’i kthehem më.”

Pas ndarjes nga fituesi i Kupës së Botës, Pamela Anderson e akuzoi për dhunë, si edhe u shpreh se ai bënte një jetë të dyfishtë gjatë marrëdhënies së tyre 2-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera