Horoskopi 28 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 28 September 2021
Dashi
Planet që keni për të ardhmen janë të shumta, por me pak përpjekje të koordinuar, këtë të martë mund t’i realizoni me lehtësi.
Mos bëni veprime të nxituara dhe shfrytëzojini mundësitë që ju ofrohen.
Demi
Rishikoni disa nga parimet e tuaja, përndryshe nuk do ta keni të vështirë të arrini atje ku dëshironi.
Mos mendoni për gjëra që ju lodhin mendërisht dhe mos i shikoni situatat negativisht. Dita ju favorizon në arritjen e qëllimeve tuaja.
Binjakët
Sot është mirë të shmangni angazhimet e reja, nëse nuk keni përfunduar ende çështjet ekzistuese që ju shqetësojnë. Keni shumë shqetësime për të ardhmen, por edhe për çështjet e së kaluarës.
Beqarë zgjeroni rrethin tuaj miqësor .
Gaforrja
Disa situata dhe lajme do ju prishin humorin sot. Mundohuni, sa më shumë që të jetë e mundur, të mos ndikoheni dhe të jeni gati për t’u marrë me çështjet tuaja, të cilat po evoluojnë me shpejtësi.
Luani
Sot shqetësoheni për disa çështje që nuk po ecin ashtu siç ju doni.
Lëreni çdo mendim të dytë dhe veproni vendosmëri, për të kapërcyer çdo gjë që ju pengon.
Në jetën tuaj romantike sot gjërat janë shumë të mira.
Kjo parashikohet të jetë një e martë shumë romantike, që ju favorizon të kaloni një ditë të bukur me partnerin tuaj.
Virgjëresha
Sot mundësitë që do t’ju ofrohen do jenë të shumta. Ju duhet të veproni shumë shpejt dhe me zgjuarsi për të qenë në gjendje të arrini sukses.
Beqarë dijeni ( *ju’a kemi thënë dhe herë tjera) se ka shumë persona përreth jush, që do të donin të kishin një lidhje me ju, por sjellja e ftohtë keni, nuk i lejon.
Peshorja
Zhvillimet e mira që do të vijnë sot në jetën tuaj, do t’ju japin shumë energji dhe kapacitet, për të kapërcyer shumë probleme që keni nga e kaluara.
Do t’ju paraqiten mundësi që duhet t’i shfrytëzoni në mënyre të zgjuar.
Mbrëmja është ideale për t’i kushtuar kohë familjes.
Ju duhet ta trajtoni partnerin dhe marrëdhënien tuaj më me pozitivitet.
Akrepi
Keni çdo shans për të arritur atë që dëshironi dhe kjo do të jetë e dukshme, kur të merrni vendime, të cilat do të ndryshojnë jetën tuaj.
Në romancën tuaj mund të kaloni shumë mirë nëse nuk lejoni që presioni profesional të pushtojë marrëdhënien tuaj.
Për beqarët, kushtet janë mjaft të mira për njohje të reja. Mos u konsumoni në situata që nuk ju kënaqin.
Shigjetari
Mos hezitoni të ecni përpara. Mos i ndalni përpjekjet tuaja dhe do të shihni se gjithçka do të shkojë shumë mirë.
Ju duhet të pajtoheni me situatën aktuale dhe t’i shikoni gjërat me më shumë optimizëm.
Sot, mund të kaloni një ditë të bukur me partnerin tuaj.
Bricjapi
Është koha t’i përballoni situatat realisht dhe mos besoni se gjithçka rrotullohet rreth jush.
Mbani mendjen të hapur për ide të reja, ndoshta sfiduese, në mënyrë që të përballoni realitetin e ri që po ju shpaloset.
Përfundimisht do të kuptoni se gjërat nuk janë aq të vështira sa duken dhe jeta juaj e përditshme do të marrë një rrugë tjetër, për mirë.
Ujori
Sot planifikoni më shumë, në mënyrë që të hiqni qafe disa çështje të së kaluarës, të cilat ju stresojnë.
Nëse mendoni se nuk mund ta bëni vetëm, mos hezitoni të kërkoni mbështetjen e njerëzve tuaj.
Në jetën tuaj romantike flisni me partnerin për disa probleme që mund të ekzistojnë në marrëdhënien tuaj dhe që shkaktojnë një atmosferë të ftohtë mes jush.
Nëse jeni beqarë, duhet t’i merrni menjëherë gjërat në duart tuaja, sepse keni shumë shanse të takoni një person interesant që do t’ju magjepsë.
Peshqit
Mos veproni në mënyrë impulsive sot, sepse rrezikoni të bëni gabime që do të shkaktojnë probleme në të ardhmen.
Në diskutimet që do të bëni me njerëzit tuaj, sigurohuni që të tregoni kompromis, në mënyrë që të shmangni konfrontimet me ta.
Në jetën tuaj romantike, një person miqësor do të ndërhyjë në marrëdhënien tuaj dhe ka mundësi të përpiqet të krijojë probleme mes jush dhe partnerit.
Nëse jeni beqarë, ka shumë të ngjarë sot që një person nga e kaluara të kthehet në jetën tuaj.
Të tjera
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...
-
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë
Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar t...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial n...
-
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kushton 338 milionë euro
Kosova për herë të parë është bërë me Strategjinë Shtetërore të Sportit 2025-...