Sot fillon viti i ri shkollor
Autori: Gazeta inFokus
07:32 | 27 September 2021
Pas më shumë se katër javëve të shtyrjes së procesit mësimor shkaku i situatës me pandeminë COVID-19, sot nxënësit do tu kthehen sërish bankave shkollore.
Me fillimin e vitit të ri shkollor, MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla.
MASHTI ka njoftuar se megjithëse skenari më i preferuar është ai për rikthim në shkolla me prani fizike, në rast se në ndonjë shkollë situata epidemiogjike është më e rënduar, taskforcat në nivel komune mund të marrin vendim për të kaluar në ndonjë nga skenarët tjerë.
Përveç mësimit me prezencë janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje.
Ministria e Arsimit gjithashtu ka bërë të ditur se në takimin e realizuar të Task-forcës në nivel MASHTI, ku përfaqësohet nga të gjitha institucionet relevante si: IKSHPK, SBASHK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit u rekomandua për kompensimin e ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me Pandeminë COVID-19.Kompensimi i 18 ditëve të mësimit të humbura për vitin shkollor 2021-2022, do të bëhet të shtunave duke filluar nga data 9 tetor 2021 e deri më 24 qershor 2022.
Ministria ka bërë thirrje të respektohen masat mbrojtëse si: bartja e maskës, mbajtja e distancës së përcaktuar, higjiena e duarve dhe të gjitha masat tjera të përshkruara në Udhëzues.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































