Sport

Pas shpalljes kampion Florian Marku ka disa fjalë për kundërshtarin e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 25 September 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku, mbrëmjen e së shtunës e ka shkruar historinë, pasi është shpallur kampion bote në kategorinë IBF për pesha të mesme, shkruan Gazeta inFokus.

Marku ka triumfuar me vendimin e gjyqtarëve ndaj boksierit ukrainas, Maxim Prodan.

Ai fitoi me vendimin e gjyqtarëve, pasi 10 rundet e zhvilluara në Londër nuk prodhuan nokaut.

-Advertisement-

Pas shpalljes kampion bote, Florian Marku, dha këtë deklarate për kundërshtarin e tij ukrainas.

“Ka thënë që nuk jam boksier, jam më shumë luftëtarë MMA. Askush nuk besonte në mua, por ja ku jam sot, ja çka ndodhi sot. Ky është vetëm fillimi. Kam sakrifikuar jetën për këtë sport”, tha fillimisht Marku.

“Unë humba maksimum dy raunde. Tha që s’jam boksier, shikoni se çfarë i bëra sonte, ai nuk bëri asgjë. Nuk jam i lumtur me paraqitjen time, por mendoj se fitova 8 raunde”, përfundoi ai.

Meçi mes Marku dhe Prodanit u zhvilluar në stadiumin e skuadrës së Tottenhamit në Londër./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera