A ndihmojnë arrat për shëndetin e zemrës/ Sasia që ju duhet
Autori: Gazeta inFokus
10:44 | 22 September 2021
Arrorët, si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës. Arrorët përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe shumë ushqyes të tjerë. Për më tepër, ato mund t’i konsumoni ndërmjet vakteve shumë lehtë, ndonëse përmbajnë shumë kalori. Për këtë arsye, rekomandohet që të jeni të kursyer në racione. Pavarësisht kësaj, arrat janë më të mira se sa një ushqim tjetër me yndyrë ose kripë.
A e Ndihmojnë Arrat Zemrën?
Arrorët janë të mirë për shëndetin e zemrës dhe ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Ato mund të quhen të rrezikshme vetëm nëse jeni alergjikë ndaj tyre, në të kundërt duhet t’i bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor. Një nga mënyrat se si arrorët ju ndihmojnë të mirëmbani shëndetin e zemrës është se ulin nivelin e kolesterolit të keq. Ky i fundit luan një rol kryesor në bllokimin e enëve të gjakut. Ngrënia e tyre ndihmon në uljen e gjasave të mpiksjes së gjakut falë së cilës zemra pëson një atak fatal.
Vlerat Fantastike Të Arrorëve
Arrorët janë të pasur me proteina por edhe me disa prej substancave më të shëndetshme. Lexojini të renditura nga AgroWeb.org si më poshtë:
Yndyrnat E Pangopura
Yndyrnat e mira që gjenden te arrat ulin nivelin e kolesterolit të keq.
Acidet Yndyrore Omega-3
Këto acide gjenden kryesisht tek peshqit dhe arrorët. Acidet yndyrore janë të shëndetshëm për zemrën dhe mbi të gjitha parandalojnë luhatjet e rrezikshme të rrahjeve të zemrës.
Fibra
Të gjithë arrorët përmbajnë fibër që ndihmon në uljen e kolesterolit. Fibra luan një rol kryesor edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.
Vitamina E
Kjo vitaminë parandalon bllokimin e enëve të gjakut e cila shkakton sëmundje koronare.
Sterolet Bimore
Këto substanca ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Ato shtohen në produkte si margarina ose lëngu i portokallit për t’i bërë ato më të shëndetshme. Këto substanca gjenden natyralisht edhe tek arrorët.
L-Arginine
Kjo substancë përmirëson shëndetin e enëve të gjakut dhe i bën ato më fleksibël dhe më pak të rrezikuar nga problemet në qarkullim.
Sasia E Shëndetshme E Arrorëve
80 përqind e përmbajtjes së arrorëve janë yndyrna. Ndonëse pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave janë të shëndetshme, ato duhen ngrënë pa e tepruar. Sasia e shëndetshme është 4 racione 40 gramëshe me arra në javë./

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































