Lajme

Kryeministri Kurti takohet me ambasadoren e Finlandës në Kosovës, Pia Stjernvall

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 20 September 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar sot një takim të rregullt pune, përcjell Gazeta Blic.

Përgjatë tij u bisedua për marrëdhëniet miqësore në mes Kosovës dhe Finlandës dhe fushat për përparimin e tyre, sidomos në ato të teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe ekonomik si dhe për projektet kapitale të Kosovës, si ato në energjinë e ripërtëritshme, në të cilat Finlanda mund të ofrojë ndihmën e saj.

Në takim u diskutua edhe për situatën pandemike, e cila në javën e ditët e fundit ka shënuar përmirësim falë masave të ndërmarra nga qeveria dhe respektimit rigoroz të tyre nga qytetarët.

-Advertisement-

Sot janë shënuar vetëm 48 raste të reja, numri më i ulët i rasteve të reja që nga 1 gushti. Ndërkohë që procesi i vaksinimit po vazhdon me ritëm të lartë teksa deri sot janë administruar afër 1.2 milion vaksina.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Stjernvall për gatishmërinë dhe mbështetjen e pareshtur që shteti i Finlandës i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy