Lajme

Talebanët e armatosur shijojnë lundrimin me varka në formë mjellme në Afganistan

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 19 September 2021

Talebanët janë fotografuar duke lundruar me varkë derisa ishin të armatosur në njërin nga liqenët në “Band-e Amir National Par” në Afganistan.

Derisa ishin të artmatosur, ushtarët talebanë kishin zgjedhur të argëtohesin në varkat me formë mjellme.

Ky park i cili ishte dikur shumë i rëndësishëm për Afganistanin, përmban një seri prej gjashtë liqeneve blu të thellë, të vendosur në malet Hindu Kush, afërsisht 45 milje nga Bamiyan – më parë shtëpia e Budave të Bamiyanit, të cilat talebanët i shkatërruan në 2001.

-Advertisement-

Theksojmë se të Shtunën talebanët përjashtuan vajzat nga kthimi në shkollën e mesme, por urdhëruan djemtë dhe mësuesit meshkuj të ktheheshin në klasë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera