Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë ditës së martë
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 15 September 2021
Gjashtë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë ditës së martë në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Rastet e dhunës në familje janë tre në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Gjakovës dhe një në rajonin e Mitrovicës së jugut.
Në Prishtinë është arrestuar një person pasi që kishte shkaktuar në vazhdimësi dhunë në familje.
Personi i arrestuar gjatë seancës së tij kishte kanosur verbalishtë familjarët me vrasje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje, ndërsa sot gjatë një seance gjyqësore i ka kanosur verbalishtë me vrasje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti tjetër është raportuar nga një femër në Podujevë, e cila ka informuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur për vrasje nga bashkëshorti i saj.
Gruaja me 3 fëmijët e saj është dërguar tek prindërit e saj.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur me vrasje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima me tre fëmijët e saj është dërguar te prindërit e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti i tretë në rajonin e Prishtinës është raportuar në Podujevë, ku është arrestuar një person pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ngjarja ka ndodhur ditën e martë rreth orës 19:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.
Rasti në rajonin e Gjakovës është raportuar nga në femër e cila ka thënë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në këtë raport.
Rasti tjetër në rajonin e Gjakovës ka ndodhur në Malishevë ku janë arrestuar tre persona pasi që ishin rrahur mes vete.
Ngjarja ka ndodhur në mes të një kryefamiljari dhe dy djemtë e tij.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (babai dhe dy djemtë), pasi që ishin rrahur në mes vete”, thuhet në raportin e Policisë.
Në rajonin e Mitrovicës së Jugut rasti i dhunës ka ndodhur në Skenderaj ditën e martë, ku është arrestuar një person pasi që kishte sulmuar familjarët e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht familjarë të tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Nga gjashtë rastet e dhunës në familje në Kosovë, tre nga to personat janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë pas intervistimit janë liruar dhe rastet janë në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Detaje nga tenderi 38 milionësh, shkak i të cilit u intervistua si i dyshuar zëvendësministri Hysen Durmishi
Hedhja e firmës në një tender në vlerë rreth 38 milionë euro, është bërë shka...
-
“Peshkirin do ta dorëzojnë në ring nga goditjet e forta”, Ali Ahmeti flet për koalicionin që po e mbështetë Kurti
Procesi zgjedhor për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale dhe parlamentare...
-
MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë ...
-
Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën Prizren – Tetovë, tenderi i së cilës po shoqërohet me plot dallavere
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcel...
-
Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE: SHBA s’ka votë, Asociacioni dhe kërkesa të tjera s’janë plotësuar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferenc...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka miratuar disa projektlig...
-
Haliti kritikon Kurtin: Qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së çojnë ujë në mullirin e Serbisë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Ja...
-
Respekt për pejanen, e gjen kuletën me franga dhe dollarë, e dorëzon në polici
Sot në stacionin policor në Pejë, qytetarja me inicialet K.B ka dorëzuar një ...
-
UP hap konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka hapur konkurs për zgjedhje...
-
Hoti ia numëron të bëmat tri vjeçare Kurtit: E ka kurthuar Kosovën në marrëveshje pa njohje, e liroi Serbinë nga ky kusht
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin...
-
Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistr...
-
Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtj...