Lajme

Sheikh-u nga Emiratet e Bashkuara Arabe i shkon në zyrë Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 13 September 2021

Pas përurimit të spitalit të fëmijëve, një delegacion nga Emiratet e Bashkuar kanë shkuar tek zyret e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky delegacion udhëhequr nga kryesuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Sheikh Abdulla bin Mohammed Al Hamed dhe Dr. Maitha bint Salem Shamsi janë dakorduar me Osmanin që të vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, shkruan Gazeta Infokus.

Një falënderim të posaçëm, Presidentja Osmani e ka bërë për Spitalin e Fëmijëve “Sheikh Fatima”, i cili u përurua sot dhe është donacion i këtij shteti. Një investim të tillë, Presidentja Osmani e cilësoi tepër me rëndësi për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve kosovare.

-Advertisement-

Ndërkaq Dr. Maitha bint Salem Shamsi, shfaqi gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë mbështetjen në projekte konkrete, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve mjekësor për nëna dhe fëmijë.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani u angazhua për thellimin e bashkëpunimit me EBA-të edhe në fusha të tjera, si fusha e bujqësisë, turizmit dhe shkëmbimit tregtar.

Fokus i veçantë në takim iu kushtua edhe mundësive për bashkëpunim kulturor, teksa të dy palët u dakorduan për organizimin e një ekspozite me punime artizanale të grave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera