Njihuni me efektet anësore të çajit me jaseminë
Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 10 September 2021
Çaji i jaseminës përbëhet nga çaji jeshil dhe është i aromatizuar me lule jasemini. Për shkak se çaji jeshil është përbërësi kryesor në çajin e jaseminës, ai ka potencialin më të madh për të shkaktuar efekte anësore.
Ju njohim më poshtë me shkaqet e efekteve anësore të këtij çaji dhe si t’i shmangni ato.
Përmbajtja e kafeinës
Sasia e kafeinës në çaj mund të jetë një nga shkaqet e efekteve të padëshiruara në këtë çaj. Kjo sasi varion nga 14-60 mg për filxhan, në varësi të sasisë së çajit dhe koha e zierjes. Çaji jeshil bëhet nga gjethet e bimës Camellia Sinensis dhe ka më pak kafeinë sesa çaji i zi. Pavarësisht kësaj, konsumi i tepërt i tij mund të shkaktojnë efekte anësore, si për shembull ankthi, probleme me gjumin dhe urinim të shtuar.
Sa është sasia e lejuar e kafeinës?
Për të shmangur efektet e padëshiruara të kafeinës në çajin e jaseminës, konsumoni jo më shumë se 5 gota çaj në ditë. Edhe pse kafeina konsiderohet e sigurt për konsum, nëse vuani nga stresi, pagjumësia, urthi, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbja e kokës, këshillohet të ulet sasia e konsumit të çajit. Nëse dëshironi të shmangni rreziqet e kafeinës në çajin e jasemines, mund të blini çaj jasemini pa kafeinë. Dekafeinimi lë më pak se 0.4 % kafeinë në çajra, bazuar në peshën e tij të thatë.
Çfarë duhet të dini tjetër?
Nëse nuk jeni të sigurt se jasemina mund t’ju shkaktojë një reaksion alergjik, pini sasi të vogla ose këshillohuni me një mjek. Alergjitë nga jasemina mund të shkaktohen nga aroma e lules, e cila mund të shkaktojë kruarje ose rrjedhje të hundës. Ndërsa konsumi i çajit të jasemines mund të shkaktojë ngërç, diarre ose irritim në fyt. Ju gjithashtu mund të jeni alergjik ndaj jaseminës nëse jeni alergjik ndaj polenit të bimëve ose luleve. Edhe pse çaji jeshil konsiderohet i sigurt për t’u pirë, shmangeni atë nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji. Nëse keni histori të problemeve në zemër, presionit të lartë të gjakut, veshkave, mëlçisë ose të ulçerave, konsultohuni me mjekun.
Komplikimet e mundshme nga ilaçet
Nëse jeni duke marrë ilaçe të caktuara, për shkak të përmbajtjes së çajit jeshil, ky çaj mund të shkaktojë komplikime. Ky çaj mund të ndërveprojë me një listë të gjatë të ilaçeve, përfshirë acetaminofenin, disa antibiotikë dhe kontraceptivët oralë. Çaji jeshil mund të bëjë që disa ilaçe të jenë më shumë ose më pak efektivë. Të tilla mund të jenë ilaçet e kimioterapisë, të presionit të gjakut dhe ilaçet për të trajtuar shqetësimet ankthit ose humorit. Konsultohuni me një mjek para se të pini çaj jeshil nëse jeni duke marrë ilaçe./AgroWeb
Të tjera
-
Tmerri në aeroplanin për Frankfurt, 70 pasagjerë filluan të villnin
Fluturimi nga Mauritiusi për në Frankfurt të enjten u shndërrua në një tmerr ...
-
Policia i arreston dy rus në Jarinje, erdhen ilegalisht nga Nishi
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit rusë në pikën kuf...
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...