2 mijë e 709 të vdekur nga COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 09 September 2021
Prej 13 marsit të vitit të kaluar në Kosovë u shfaqen dy rastet e para pozitive me COVID-19. Që nga atëherë e deri më sot 154 mijë e 607 qytetarë rezultuan me COVID-19.
COVID-19 mori edhe jetën e mijëra qytetarëve.
Deri më tani sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 2 mijë e 709 qytetarë kanë vdekur shkak i infektimit me koronavirus.
Vetëm gjatë javëve të fundit është raportuar për numrin e lartë të vdekjeve por edhe rasteve pozitive me COVID-19.
Se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 është e rëndë e thotë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe vet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Për këtë, kryeministri Kurti vizitoi të mërkurën IKShPKS-në.
Kurti pas vizitës në IKSHP ka falënderuar profesionistët shëndetësor për punën që po e bëjnë, ndërsa theksoi se vaksina është rruga më e mirë karshi këtij virusi vdekjeprurës me rrezikshmëri të lartë. Ai konfirmoi se aktualisht Kosova ka në stoqe 580 mijë vaksina Pfizer dhe 20 mijë vaksina Astra Zeneca.
Megjithëkëtë, për gjitha këtë situatë është marrë vendim për disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit, masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi nga e hëna e 30 gushtit.
Institucionet shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen kundër COOVID-19. E pas situatës së keqësuar, ministri Vitia tha se është e nevojshme që tani të merret edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID-19.
Sipas raportit të fundit të IKShPK-së prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955 mijë e 811 doza të vaksinës, kurse 329 mijë e 246 janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.
Në total numri i rasteve aktive është 22.223.
Të tjera
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...
-
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi zyrtarëve policorë 20 euro ryshfet
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi...
-
54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku....