Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 27 August 2021
Dashi
Sot, jini vendimtarë, por pa e tepruar për sa i përket kontakteve dhe komunikimeve tuaja ndërpersonale! Mundohuni të mos jini absolut në pikëpamjet këmbëngulës, duke refuzuar drejtpërdrejt mendimin e të tjerëve! Gjithsesi, sot, mund të gjeni lehtë zgjidhje për problemet dhe çështjet që ju shqetësojnë.
Nëse jeni të beqarë, përqendroheni te një person specifik që ju intereson! Sot, ai do t’ju japë disa ‘copëza’ interesi, megjithëse me ngurrim!
Nëse jeni të dashuruar, kërkoni në marrëdhënien tuaj, siguri, stabilitet dhe besim! Sidoqoftë, nuk është nevoja ta kërkoni atë nga partneri, me posesivitet dhe presion!
Demi
Hëna sot është në shenjën tuaj dhe ju shkëlqeni! Keni sukses në duart tuaja, për shkak të veprimit tuaj vendimtar dhe të menjëhershëm, për sa kohë që shmangni tendencën tuaj për arrogancë!
Ju keni vetëbesim absolut dhe nëse i mbani tonet e ulëta, do të keni sukses të bindni bashkëbiseduesit tuaj dhe t’i magjepsni të gjithë përmes aftësive tuaja komunikative.
Mos shkaktoni tension në mjedisin tuaj profesional, thjesht për arsye egoizmi ose publiciteti! Financiarisht, mos bëni blerje të rëndësishme sot!
Binjakët
Përpiquni të mos ndikoheni nga opinionet e të tjerëve, sepse ajo që dëgjoni nuk është domosdoshmërisht e drejtë ose e vërtetë! Në vend të kësaj, besojini intuitës tuaj të zhvilluar pa hezitim para se të merrni vendime.
Nëse jeni të dashuruar shmangni marrëdhëniet paralele, sepse rrezikoni të zbuloheni.
Gaforrja
Sot prisni disa ndryshime, që fillimisht mund t’ju dëmtojnë! Sidoqoftë, me ndihmën e miqve tuaj, arrini dhe përmbushni një qëllim ose ëndërr të madhe dhe përshtateni me situatën e re, të papritur!
Përveç kësaj, sot ju dalloheni për inteligjencën, idetë dhe sharmin tuaj të fortë, veçanërisht në mënyrën se si komunikoni, në marrëdhëniet dhe kontaktet tuaja ndërnjerëzore!
Luani
Shumë nga problemet tuaja do të zgjidhen sot, për shkak të qasjes suaj të mençur dhe të pjekur! Ju shpërbleheni sot, për qetësinë, durimin dhe përgjegjësinë, duke përmirësuar imazhin dhe statusin tuaj shoqëror!
Mund të dukeni pak të ftohtë sot, por ky është qëllimi juaj i vërtetë! Për të pasur pranë jush, vetëm njerëz që ju respektojnë dhe vlerësojnë!
Virgjëresha
Duhet të përfitoni nga fati dhe optimizmi juaj, në çdo që qëllim që keni vendosur! Çuditërisht, sot, jeni të pushtuar nga një dëshirë e fortë për aventura, liri dhe mirëqenie! Thjesht duhet të jeni të kujdesshëm, tendenca juaj për cinizëm dhe provokim në fjalët tuaja, mund të shkaktojë keqkuptime në kontaktet shoqërore, marrëdhëniet dhe shoqërimet, prandaj kini kujdes të mos jeni aq spontan!
Peshorja
Dëshirat realizohen përmes kontakteve dhe komunikimeve, për shkak të bindjes suaj të fortë dhe intuitës së mprehtë që keni.
Shmangni sot jetën intensive shoqërore dhe fjalët e shumta të padobishme me personat që ju rrethojnë dhe në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të arrini qëllimet dhe planet më lehtë.
Akrepi
Sot gjithçka shkon pikërisht ashtu siç dëshironi, një fakt që do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura dhe të kaloni momente të bukura me njerëzit tuaj! Situatat e vështira përfundojnë dhe zgjidhjet vijnë kryesisht me ndihmën dhe mbështetjen e të tjerëve! Dita do t’ju japë mundësi të pafundme për t’i dhënë fund vetmisë, pasi tani shumë njerëz kërkojnë t’ju kenë pranë!
Nëse jeni të dashuruar, partneri do të kujdeset për ju në mënyra të ndryshme dhe kështu ju do të ndiheni përsëri të sigurt për dashurinë dhe përkushtimin e tij!
Shigjetari
Sot dalloheni për dinamizmin tuaj të qetë, prakticitetin dhe logjikën tuaj të fortë! Në këtë mënyrë, do të jeni në gjendje të përmbushni shumë nga detyrat tuaja në pritje, por dhe të arrini shumë qëllime të larta dhe të rëndësishme, të cilat jeni përpjekur t’i përmbushni për një kohë të gjatë tani! Përveç kësaj, është koha e duhur për t’u marrë me përmirësimin e gjendjes tuaj fizike!
Bricjapi
Fati është padyshim në anën tuaj, kështu që mos hezitoni për asnjë moment të ndërmerrni iniciativa ose të bëni fillime të reja! Ju përgjigjeni në mënyrë perfekte në çdo rast, kryesisht për shkak të veprimit tuaj dinamik dhe efektiv!
Nëse jeni të dashuruar, sigurohuni që sot t’i jepni rëndësinë”dëshirave” dhe nevojave të partnerit tuaj.
Ujori
Një problem familjar ose një marrëdhënie e trazuar dhe e lëkundur do zgjidhet sot për shkak të qasjes suaj të pjekur dhe të matur!
Mund të dukeni pak më “të mbyllur” shoqërisht, por ky është në thelb qëllimi juaj! Mbani pranë vetes, vetëm njerëz që vërtet ju duan dhe ju besojnë!
Peshqit
Kontaktet dhe komunikimet tuaja janë të shpejta, efikase dhe konstruktive! E vetmja gjë që duhet t’i kushtoni vëmendje sot, është tendenca juaj për thashetheme dhe gabime!
Nëse jeni të dashuruar, përpiquni të jeni më të përgjegjshëm, seriozë dhe të ndershëm në marrëdhënien tuaj!
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...