Pse nuk po vaksinohen mësimdhënësit? Flasin nga Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u
Autori: Doresa Geci 10:12 | 29 July 2021
Janë 24 mijë mësimdhënës në Kosovë, por vetëm 7 mijë prej tyre e kanë marrë vaksinën anti-Covid.
Kështu tregojnë të dhënat që Gazeta Infokus i ka siguruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ndonëse ka mbetur rreth një muaj deri në fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, interesimi i punonjësve të arsimit për t’u vaksinuar mbetet shumë i ulët, shkruan Gazeta Infokus.
“MASHTI është në konsultime të vazhdueshme me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në bazë të informacioneve që i kemi marrë, deri në fund të javës së kaluar kanë qenë rreth 7 mijë mësimdhënës të vaksinuar”, thuhet në përgjigjet e MASHTI-it për Infokus.
Gazeta ka pyetur këtë institucion se a ka ndonjë plan që të rritet ky numër i mësimdhënësve që do të vaksinohen.
Por, nga kjo ministri nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për këtë çështje.
EdonaMaliqaj, këshilltare për medie e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, i ka thënë Infokus-it se presin që deri në fillim të vitit të ri shkollor punonjësit e arsimit të jenë të vaksinuar.
“Fatmirësisht ka vaksina të mjaftueshme të cilat janë të aprovuara dhe sigurta andaj presim që deri në fillim të vitit të ri shkollor 2021-2022 mësimdhënësit të jenë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. MASHTI është duke planifikuar që viti i ri shkollor të fillojë me pjesëmarrje të plotë fizike”, ka thënë Maliqaj.
E më këtë shifër të ulët të mësimdhënësve të vaksinuar është i shqetësuar edhe kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Rrahman Jashari.
Ai shprehet se kanë pritur që punëtoret e arsimit të jenë më të interesuar për të marrë vaksinën anti-Covid.
“Të ju them të drejtën është shumë shqetësuese edhe për ne kjo përqindje kaq e vogël, aq me tepër kur dihet që ne, në emër të tyre moti kemi pasur kërkesa dhe takime me ministrin Vitia dhe me ministren Nagavci, duke kërkuar që punëtoret e arsimit të kenë prioritet në vaksinim. Ne kemi pritur që mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë do të paraqiten të vaksinohen në tersi me dy doza, me qëllimin e vetëm që të jenë sa më të mbrojtur dhe të kenë një rrjedhë të mbarë të fillimit të vitit shkollor”, ka deklaruar Jashari për Infokus.
Edhe pse MASHTI pret që deri në fillim të vitit shkollor të gjithë mësimdhënësit të marrin dy dozat e vaksinës një gjë e tillë sipas SBASHK-ut është e pamundur.
“Duke pas parasysh se vetëm 30 për qind janë vaksinuar, kam frik se muaji i ardhshëm nuk do të jetë i mjaftueshëm për t’u vaksinuar. Mirëpo nëse fillojnë menjëherë të vaksinohen, deri me 15 shtator do të arrihet të vaksinohen edhe me dozën e dytë”, ka thënë Rrahman Jashari.
Si arsye të mosvaksinimit, ai e sheh se mësimdhënësit mund të jenë në pushime dhe jashtë Kosovës.
Viti i ri shkollor pritet të nisë në fillim të shtatorit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...