Ambasadori gjerman në Kosovë mbështet EULEX-in: Ish-gjykatësit Simmons po i jepet hapësirë për të vazhduar fushatën e dezinformimit
Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 13 July 2021
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas raportimit të sh-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons para Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Simmons ka thënë të hënën, se misioni i EULEX-it nuk ishte Mision “i sundimit të ligjit, por Mision politik”.
Sipas tij, EULEX kishte për qëllim të hiqte nga skena politike, ata që ai i ka cilësuar “peshq të mëdhenj”, ose ata persona, që janë parë nga ky Mision, si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.
Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), ka deklaruar se Simmons po flet të pavërteta për Misionin pasi u hetua vetë e nuk ofroi kurrë fakte.
Reagimin e Zyrës së EULEX-it e ka mbështetur edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter.
“Refuzim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e paqena. Unë thjesht pyes veten pse Kuvendi i Kosovës ende i siguron ish-gjykatësit Simmons një hapësirë për të vazhduar këtë fushatë dezinformomi”, ka shkruar Rohde.
Simmons të hënën, para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, përmes një video-lidhjeje ka raportuar për skandalet e EULEX-it në Kosovë përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet te dëshmitarët.h
Ai tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”, duke i dënuar.
Ai tha se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishte rasti i njohur si “Kleçka” dhe “Drenica 1 dhe 2” – ku ishin të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ishin parë nga Brukseli si kruciale për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...
-
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi zyrtarëve policorë 20 euro ryshfet
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi...
-
54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku....