Lifestyle

Horoskopi 7 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 07 July 2021

Dashi

Dita mund të jetë plot argëtim, por kjo nuk do të thotë të mos jeni serioz! Mbroni reputacionin tuaj të mirë dhe shmangni gabimet.
Ju rinovoni ndjeshëm marrëdhënien tuaj me emocione, romanca dhe pasion, megjithatë, shmangni egoizmin, papjekurinë dhe ankesat!

Demi

-Advertisement-

Sot jeni të përqëndruar në dëshirat dhe qëllimet tuaja, të cilat kanë të bëjnë me familjen!

Qëndroni të qetë!
Me siguri një dashuri nga e kaluara shfaqet dhe ndoshta, doni të ribashkoheni!
Më mirë të shmangni një veprim të tillë, sepse do të zhgënjeheni!

Binjakët

Kontaktet , komunikimet , fillimet e reja dhe marrëdhëniet tuaja me të njohurit ndoshta do të tronditen!
Mos u besoni njohjeve të reja, pavarësisht pamjes interesante!

Mos u merrni me marrëdhënie sipërfaqësore, vetëm për hir të flirtimit!

Gaforrja

Sot shquheni për vetëbesimin dhe sharmin tuaj! Mbani qëndrim të qetë dhe të pjekur në kontaktet tuaja ndërpersonale.

Përpiquni të kufizoni xhelozinë dhe posesivitetin, sepse me shumë mundësi do ta çojnë lidhjen tuaj në përçarje!
Nëse jeni beqarë, nuk do të ketë zhvillime të veçanta në çështjet tuaja të dashurisë!

Luani

Duhet të mbroni të gjitha të mirat që ju ka dhënë universi me gjitha forcat tuaja!

Jini të përgatitur për një lajm të pakëndshëm, i cili ka të bëjë me partnerin tuaj!

Me shumë mundësi do të bëni një njohje të re sot, por duhet të jeni të pjekur dhe me këmbë në tokë, nëse doni të keni një marrëdhënie të bukur!

Virgjëresha

Sot përqëndroheni te nevojat dhe dëshirat tuaja më të thella. Organizoni axhendën e ditës dhe takimet, që keni në plan, në mënyrë që mos ketë përplasje.
Mos lejoni që pasioni juaj t’ju çojë në një dashuri të ndaluar!

Peshorja

Mos harroni se miqtë mund t’ju ofrojnë ndihmë të konsiderueshme, për të realizuar qëllimet dhe ëndrrat tuaja madhështore!

Duhet të ndaloni sjelljen provokuese ndaj partnerit tuaj!
Miqtë do t’ju japin këshilla të vlefshme që do t’ju ndihmojnë të arrini gjëra në fushën e dashurisë.

Akrepi

Kujdesuni për të ruajtur dhe korrigjuar imazhin dhe statusin tuaj shoqëror, duke shmangur gabimet! Mos harroni, se sa më shumë që përpiqeni, aq më shumë shpërbleheni për përpjekjet tuaja!

Ju dhe partneri juaj merreni vetëm me çështje praktike, duke neglizhuar ndjenjën! Mos lejoni që ftohtësia të hyjë mes jush.

Shigjetari

Disa ngjarje përmes kontakteve, komunikimeve, shoqërimeve, takimeve dhe udhëtimeve, do t’ju shqetësojnë! Jini shumë të kujdesshëm ndaj tendencës tuaj për nxitim në mesazhe, biseda dhe telefonata!

Vijnë njohje të reja, lajme të mira, takime dhe flirtime! Thjesht sigurohuni që të përdorni mundësitë që do t’ju jepen siç duhet, para se të ekspozoheni .

Bricjapi

Sot mendimet tuaja të tepërta do ju torturojnë.Ju përqendroheni në dëshirat dhe emocionet tuaja të thella.

Mos u përpiqni te merrni kontrollin e marrëdhënies tuaj dhe mos u përpiqni vazhdimisht të manipuloni partnerin tuaj, sepse do ta zhgënjeni atë!

Ujori

Do të ishte mirë të shmangni vendimet e rëndësishme dhe përfundimtare në lidhje me marrëdhëniet tuaja ndërpersonale

Njohje të reja do vijnë patjetër, por më mirë shmangni fillimet e reja dhe vendimet e dashurisë sot! Nëse tashmë jeni të interesuar për dikë, mos bëni hapin e parë për momentin!

Peshqit

Sot do të keni mjaft probleme në rutinën tuaj! Ju duhet të bëni lëvizje të pjekura dhe konstruktive tani, në mënyrë që detyrimet dhe puna juaj të mund të realizohen!
Keni të bëni me një person që ju intereson në punë, por duhet të keni shumë kujdes që të mos ekspozoheni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera