Vuçiç: Nuk jam dezertor dhe nuk do të njoh Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 22 June 2021
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij në Kuvendin e Serbisë, ku raportojë për dialogun me Kosovën, tha se “ai nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës, por këtë do ta bëjë dikush tjetër pas tij”.
“Nuk jam dezertor, nuk do të iki as nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës, këtë do ta bëjë dikush pas meje, por ne nuk mund ta mashtrojmë popullin me histori se situata është ideale”, tha presidenti serb në seancën parlamentare kushtuar dialogut me Kosovën.
Vuçiç u bëri thirrje deputetëve të luftojnë dhe të bashkohen, si dhe të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, duke thënë se “vetëm në atë mënyrë mund të peshohen kundërshtarët dhe kërkesat e tyre, si dhe energjia dhe forca jonë që do të çonin në fitore”.
Kurse theksoi se është e rëndësishme të kuptohen faktet në lidhje me Kosovën.
“Ne mund të mashtrojmë veten se 50 për qind e pronës na përket neve. Ne mund të arrijmë deri te ajo vetëm me forcë, le ta gënjejë dikush tjetër”, shtoi Vuçiç.
Ai tha se “mjafton të kalosh nëpër rrugën Prishtinë-Pejë dhe të shohësh vetëm shenjat, në mënyrë që të mos dëshironi të shkoni më kurrë atje”.
Por, shpjegoi se gjithçka është e lidhur nëse duan përparimin e vendit, ruajtjen e marrëdhënieve me Perëndimin, marrjen e investimeve të huaja dhe u kërkoi deputetëve ta kuptonin këtë.
Derisa presidenti serb, Aleskandar Vuçiç, po raportonte para deputetëve në Kuvendin e Serbisë lidhur me ecurinë e dialogut me Kosovën, ishte deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi i cili sërish ua përmendi krimet që i kanë kryer shteti i Serbisë mbi civilët shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
Të tjera
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...