Aktivitet fizik për 6 muaj për një mendje të kthjellët
Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 21 June 2021
Njerëzit që kanë probleme me kujtesën, të menduarit dhe kthjelltësinë mendore duhet të ecin më shumë. Ata duhet të kryejnë aktivitet fizik të rregullt. Ky është konkluzioni i një studimi shkencor të Universiteti Duke në Karolinën e Veriut. Studiuesit zbuluan se gjashtë muaj aktivitet fizik të një intensiteti mesatar zhbëjnë dëmin e shkaktuar në aftësitë e të nxënit.
Sipas tyre, ecja në këmbë apo përdorimi i biçikletës janë aktivitete fizike të dobishme për shëndetin e trurit. Në vetëm gjashtë muaj, aftësia e vëmendjes, sjelljes dhe organizimit përmirësohet falë këtyre aktiviteteve të lehta. Nga ana tjetër, njerëzit që përveç aktivitetit fizik sigurohen të hanë më shumë fruta dhe perime arrijnë përfitime akoma më të mëdha.
Truri, Aktiviteti Fizik Dhe Ushqyerja E Shëndetshme.
Ekspertët janë të mendimit se një stil i shëndetshëm jetese e mbron trurin në vazhdimësi gjatë gjithë ciklit të jetës. Gjetjet e këtij studimi janë një lajm i shkëlqyer.Ai konfirmon që njerëzit që janë fizikisht aktivë dhe ushqehen mirë janë më të mprehtë dhe kanë një shëndet më të mirë mendor. Një nga regjimet më të mira ushqimore përmban fruta, perime, drithëra të plota, yndyrna të pangopura,. Ky regjim duhet të përmbajë më pak kripë, sheqer, mish dhe produkte bulmeti.
Një regjim i tillë rekomandohet edhe kundër tensionit të lartë të gjakut apo sëmundjeve të zemrës. Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit në trup dhe veçanërisht në tru. Bazuar në këto gjetje, Shoqata Për Të Sëmurët Me Alzheimer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të ndërmarrë një studim klinik. Ky studim synon të zbulojë rolin e aktivitetit fizik, ushqyerjes dhe angazhimit social në përmirësimin e aftësive mendore tek të sëmurët me Alzheimer. Ekspertët besojnë se hapa të tillë mund të mbrojnë funksionet mendore tek të rriturit që rrezikohen nga këto sëmundje të rrezikshme për trurin./AgroWeb
Të tjera
-
​Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...