Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 19 June 2021
Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se Kosova ka kapacitete për një numër të tillë të vaksinimit por bëjnë thirrje për mbajtjen e masave parandaluese dhe në vaksinimin e mbi 60 për qind të popullsisë në mënyrë që të ulen rastet e rënda dhe vdekjet nga koronavirusi.
Autoritetet në Kosovë filluan këtë javë vaksinimin masiv kundër COVID-19. Deri më tash në Kosovë janë dhënë më shumë se 130 mijë doza të vaksinës ndërsa ministria e Shëndetësisë synon që të kryej 320 mijë vaksinime brenda një muaji.
“Apelojmë prapë edhe njëherë që gjithë qytetarët të aplikojnë në platformën E-Kosova dhe paralelisht me ndarjen e termineve le të dinë që duhet të kenë apo respektojnë grupmoshën mbi 65 vjeç, njëkohësisht si kriterë i dytë që kemi nëse është kategori e sëmurëve kronikë që e kemi pa dallim moshe gjithsesi duhet të dëshmoj me dokumentacionin bartës mbi shëndetin e personit në fjalë dhe si kategori të tretë që kemi mësimdhënësit, FSK-në dhe policinë e Kosovës”, tha Niman Bardhi, menaxher i qendrës për imunizim.
Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, në një bisedë për Zërin e Amerikës, thotë se Kosova ka kapacitete për vaksinim masiv ndërsa thekson se për të ulur rrezikun nga COVID-19 duhet të vaksinohen një numër i madh i popullsisë.
“Për të minimizuar numrin e rasteve COVID-19 është e dëshirueshme që të arrihet një shkallë e përfshirjes prej 60 deri në 70 për qind të popullatës i cili është edhe synimi i ministrisë së shëndetësisë në këtë aspekt, pra po e potencoj faktin se vaksinat mund të parandalojnë format e rënda të COVID-19 që kjo i bie që parandalon numrin e të shtrirëve në spital dhe numrin e vdekjeve por me siguri se do të kemi edhe muajve dhe viteve në vazhdim pa ndërprerë raste të COVID-19 por nuk duhet të kemi në masë dhe numër të lartë siç kemi pasur shtatorin dhe tetorin e vitit të kaluar. Do të thotë vaksina kundër COVID-19 mbron nga format e rënda klinike të COVID-19”, tha ajo.
Javët e fundit në Kosovë është duke u shënuar rënie e madhe e të prekurve nga koronavirusi. Njohës të shëndetësisë thonë se Kosova mund të ketë arritur në stadin e imunizimit të popullsisë pa vaksinim.
Humolli thotë se shpreson të jetë arritur imuniteti i përgjithshëm.
“Sa do të zgjasë periudha e rasteve të ulta varet prej masave parandaluese të cilat i ndërmerr një shtet, në rastin konkret është vendosja e maskës, distanca fizike dhe kësaj ju ka shtu edhe vaksinimi. Është një indikacion jashtëzakonisht pozitiv që jo vetëm Kosova por edhe në shtetet e rajonit e kemi këtë fazën e numrit të rasteve të ulta, ajo që është shumë e mirë është se jemi në javën e dytë që nuk kemi raste të rënda, do të thotë që janë të vendosura në qendrën e mjekimit intensiv”, tha ajo.
Humolli thotë se kombinimi i masave parandaluese dhe njëkohësisht edhe vaksinimi do të mund të futet në kontroll pandemia COVID-19.
“Definitivisht rreziku ekziston. E kemi rastin konkret të Anglisë ku pas vaksinimit të numrit të konsiderueshëm të popullatës veç se ka filluar të paraqitet variant tjetër dhe të rritet numri i rasteve por e mira e krejt kësaj është që nurmi i vdejeve ka ra. Qysh në fillim të pandemisë është bisedu dhe është ndarë informata që mundësia e paraqitjes së COVID-19 në mënyrë ciklike dhe gjatë viteve të ardhshme ekziston. Në qoftë se bëjmë një krahasim me gripin do të jetë po e njëjta. Kështu ekziston rreziku por e mira e kësaj është që numri i vdekjeve të zvogëlohet”, tha ajo.
Deri tash në Kosovë nga COVID-19 janë prekur më shumë se 107 mijë persona, 2 mijë e 250 prej të cilëve kanë humbur jetën nga pasojat e kësaj sëmundjeje. Ndërkaq të shëruar deri tash janë shpallur më shumë se 105 mijë persona./voa
Të tjera
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshm...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut
Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veri...
-
Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me...
-
PAMJE: Të plāgosurit në Podujevë arrijnë në Emergjencën e QKUK-së
Tashmë kanë arritur në Klinikën e Emergjencës në QKUK disa nga të plagosurit ...
-
Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes ku u plāgosën 4 persona në Lupç të Podujevës
Katër persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Lupc të Podujevës pas një ko...
-
Ekskluzive: Këto janë pamjet e dy personave të cilët u përfshinë në plagosjen në Lupç të Podujevës
Para disa orëve ka ndodhur një konflikt në fshatin Lupç të Podujevës, ku kanë...
-
Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Disa të plagosur në një fshat të Podujevës
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Tensione në Parlamentin e Serbisë: Mandatarit për kryeministër i shfaqet një fotografi duke qëndruar me një kriminel
Një fjalim disa orësh është mbajtur mesditën e sotme, nga madatari për kryemi...
-
Kjo është policja nga Rahoveci e cila u raportua e zhdukur
Një zyrtare policore u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. ...