Telashe për Spanjën, Busquets me COVID-19, anulohet miqësorja
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 07 June 2021
Koronavirusi “godet” Spanjën në prag të Euro 2020”. Dy ditë para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë dhe një javë para sfidës zyrtare ndaj Suedisë, skuadra e Luis Enriques preket nga virusi famëkeq. Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kontrolleve rutinë e për pasojë do të mungojë të paktën në këto dy takime. Mesfushori i Barcelonës do të mund të rikthehet në dispozicion të Enriques vetëm pasi të negativizohet.
Në njoftimin e “La Rojas” shkruhet që lojtari ka lënë grumbullimin e ekipit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të qëndrojë e izoluar. Si përfundim, testi miqësor ndaj Lituanisë, i programuar më 8 qershor, nuk do të luhet nga ekipi i pare i Spanjës, teksa fushë do të zbresin futbollistët e U-21.
Pa Busquets, Luis Enrique do të duhet të rishikojë formacionin bazë për ndeshjen debutuese në Europian. Në balotazh për vendin e titullarit janë Rodri dhe Koke.
Mbetet të shihet nëse Busquets do të humbë “Euro 2020” plotësisht dhe do të zëvendësohet në orët e ardhshme apo stafi do të presë me shpresën e madhe që ai të negativizohet dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë në grup, kundër Sllovakisë, me 23 qershor.
Të tjera
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranë...
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...