Rritja e çmimit të vajit ushqimor, nisin procedurat për të parë nëse u bënë shkelje ligjore
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 01 June 2021
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka kryer një monitorim në tregun e Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ngritjen e çmimit të vajit ushqimor, më konkretisht të vajit të lulediellit.
“Nga monitorimi ynë i tregut kemi konfirmuar se ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të këtij produkti nga muaji janar i këtij viti. Për këtë arsye, AKK menjëherë ka nisur procedurat për të parë nëse operatorët e tregut kanë bërë ndonjë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës gjatë caktimit të çmimit. Bazuar në këtë ligj, bashkërendimi i operatorëve të tregut për ta caktuar çmimin e ndonjë produkti mund të jetë veprim që bie ndesh me ligjet në fuqi që e mbrojnë konkurrencën e ndershme në vendin tonë”, thuhet në komunikatë.
Tutje theksohet se nga monitorimet që kanë kryer në terren si dhe nga mbledhja e të dhënave nga institucionet shtetërore, është ardhur në përfundim që nuk ka elemente të ndonjë marrëveshjeje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar ndërmjet importueseve të vajit në Kosovë.
“Në fakt, bazuar në monitorimet të kryera, kemi konstatuar se rritja e çmimit të vajit ushqimor është rritje globale, e cila pastaj reflekton në mënyrë zinxhirore edhe në shtetin tonë, si importues i këtij produkti”, theksohet në komunikatë.
Çmimet e vajit të lulediellit në tregun botëror do të ndryshojnë ekskluzivisht në varësi të furnizimit dhe kërkesës. Në vitin 2020, shumë prodhues të mëdhenj botërorë, si Ukraina, Rusia, Bullgaria, Rumania, Moldavia, kishin një rendiment më të dobët të lulediellit, gjë që ndikoi në mënyrë të pashmangshme në këtë trend të çmimeve në bursat botërore. Duhet thënë poashtu se një rol në ngritjen e çmimit ka pasur edhe ndryshimi në politikat e disa vendeve që janë eksportues të mëdhenj, si fiksimi i politikave të importit dhe vendosja e taksave mbi vajin ushqimor.
“Sa për të pasur një pasqyrë edhe më të sakë të këtij efekti, ne kemi analizuar edhe çmimet e këtij produkti në tregjet e vendeve të rajonit. Për shembull, hulumtimi i tregut shqiptar jep rezultatet e një shtrenjtimi të vajit ushqimor gjatë vitit 2021. Çmimet e vajit për gatim panë një shtrenjtim të shpejtë në fillim të këtij viti, teksa shitësit me pakicë paralajmërojnë rritje të mëtejshme gjatë vitit 2021. Situatë e ngjashme është edhe në Serbi, që është eksportuesi më i madh i vajit në Kosovë”, përfundon komunikata.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...