Gripi i shpezëve H5N8 prezent në Kosovë, asgjësohen shpezë në 5 ferma të 4 qyteteve
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 29 May 2021
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në Kosovë është prezent Gripi i Shpezëve tipi H5N8.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, AUV’i ka bërë me dije se janë asgjësuar shpezë në pesë ferma që ndodhen në katër qytete.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas kryerjes se hulumtimeve diagnostikuese ne fermat e dyshimta. Mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e Gripit të shpezëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8 ( Gripi i shpezëve H5N8) . Testi është kryer në Strishot orofaringeale (pulë) me metodën Real Time RT-PCR. Shtabin nacional i krizës është duke punuar për koordinim të veprimeve në terren, për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen. Janë asgjësuar shpezët në 5 ferma të ekonomive familjare në 4 qytete të ndryshme, dhe 2 ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe të cilat po mbahen në izolim”, thuhet në njoftimin e AUV’it.
Njoftimi i plotë:
Në analizat e kryera në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka rezultuar se ne vendin tonë është prezent Gripi i Shpezëve tipi H5N8
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas kryerjes se hulumtimeve diagnostikuese ne fermat e dyshimta. Mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e Gripit të shpezëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8 ( Gripi i shpezëve H5N8) . Testi është kryer në Strishot orofaringeale (pulë) me metodën Real Time RT-PCR. Shtabin nacional i krizës është duke punuar për koordinim të veprimeve në terren, për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen. Janë asgjësuar shpezët në 5 ferma të ekonomive familjare në 4 qytete të ndryshme, dhe 2 ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe të cilat po mbahen në izolim.
Sipas OBSH gripi i tipit H5N8 është një nënlloj i virusit të gripit A (ndryshe i quajtur grip i shpezëve). I cili është shumë vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpezët. H5N8 zakonisht nuk infekton njerëzit; megjithatë, shtatë persona në Rusi u gjetën të infektuar në 2021, ata ishin punëtorët të fermave të pulave të cilët morën pjesë në një operacion reagimi për të parandaluar një shpërthim të gripit të shpendëve A (H5N8). Rastet mbetën asimptomatike për tërë kohëzgjatjen e vëzhgimit (disa javë). Strishot nazofaringeale vijues u mblodhën gjatë periudhës së vëzhgimit mjekësor dhe u testuan negativisht për gripin e shpendëve A (H5N8). Në ketë rast asnjë manifestim i dukshëm klinik nuk u raportua nga asnjë punëtor i fermës nën mbikëqyrjen mjekësore, anëtarët e familjes së tyre ose kontakte të tjera të ngushta të shtatë rasteve.
Gripi i shpezëve kryesisht përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë midis zogjve të infektuar dhe atyre të shëndosha. Gjithashtu mund të transmetohet, kur zogjtë bien në kontakt me pajisje ose materiale (përfshirë ujin dhe ushqimin për kafshë) që janë kontaminuar me jashtëqitje ose sekrecione nga hunda ose goja e zogjve të infektuar. Njerëzit gjithashtu mund të përhapin sëmundjen indirekt nga ferma në fermë duke mbajtur virusin në veshjet e tyre, çizmet ose përmes rrotave të automjeteve. Zogjtë e egër normalisht mund të mbajnë virusin pa u sëmurur vetë.
Të gjithë veterinarët zyrtar të AUV-së, bashkë me praktikat veterinare private janë mobilizuar dhe po punojnë ne teren për të lokalizuar fermat e prekura tek të cilat kryhen të gjitha shërbimet duke përfshirë edhe asgjësimin e shpezëve të ngordhura dhe atyre prezentë ne fermë nën mbikëqyrje të veterinerëve zyrtar duke respektuar masat e biosigurisë . Po mbikëqyrën fermat e vendosura në izolim. Po ashtu nisjen e hulumtimeve në fermat përreth tyre ne perimetër 3 kilometra. Të gjitha veprim janë duke u realizuar konform Udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza.
Të tjera
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...