Kuptojeni ç’tregon për ju dhe jetën tuaj forma e mjekrës
Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 25 May 2021
1. Mjekra e gjatë
Mjekra e gjatë i përket atyre që janë të drejtë, të durueshëm, këmbëngulës, emocionalë, besnikë dhe popullorë. Njerëzit me mjekër të gjatë janë të bekuar, gëzojnë jetëgjatësi dhe luajnë rolin e partnerit të mirë martesor. Meqënëse janë shumë të përkushtuar në dashuri, lehtë mund të mërziten dhe të lëndohen seriozisht nëse tradhtohen. Prandaj, rekomandohet të zgjedhin një partner me mendje të qetë. Ata me mjekër tepër të gjatë janë të dyshimtë, intelektualë dhe të vetmuar në pleqëri.
2. Mjekra e shkurtër
Njerëzit me mjekër të shkurtër janë introvertë dhe emotivë. Ndonjëherë janë ekstremistë, pa takt dhe të paqëndrueshëm, prandaj është e vështirë për ta që të përfundojnë diçka dhe mund të vuajnë nga vetmia në moshë të madhe.
3. Njerëzit me gushë të varur dhe mjekër të rrumbullakët
Mjekra e dyfishtë nënkupton një jetë të mirë dhe vite të rehatshme në pleqëri. Mjekra e rrumbullakët tregon komoditet në jetë dhe shumë zonja të pasura kanë këtë lloj mjekre.
Mjekra e dyfishtë, ose gusha: Në aspektin e fizionomisë, mjekra e dyfishtë paraqet pasuri dhe i përket njerëzve të qëndrueshëm, bujarë dhe të edukuar, të cilët shpesh marrin ndihmë nga të tjerët, kanë marrëdhënie të mira ndërpersonale, gëzojnë prestigj të lartë dhe respekt nga të gjithë. Në të njëjtën kohë, ata priren të kenë dashuri, personalitet të butë dhe jetë të lumtur më vonë. Për femrat, mjekra e dyfishtë tregon për fat të mirë dhe mbështetje për burrin ndërsa për meshkujt, tregon fat të mirë në pasuri.
Mjekra e rrumbullakët: I përket njerëzve me fat që gëzojnë dashuri të ëmbël. Nëse mjekra është e rrumbullakët dhe e gjerë, do të jetë edhe më mirë. Këta njerëz janë të butë, optimistë, por delikatë në dashuri. Ata janë zemërbutë dhe kanë fëmijë të mirë, falë të cilëve mund të gëzojnë vitet e lumtura më vonë. Gratë me mjekër të rrumbullakët janë të orientuara kah familjes ndërsa burrat janë besnikë në dashuri dhe bëjnë arritje të mëdha në karrierë. Megjithatë duhet të kenë kujdes që të mos mashtrohen për shkak të pafajësisë.
4. Mjekër e dalë
Njerëzit me mjekër të dalë përpara janë romantikë, të orientuar drejt artit, sentimentalë dhe të famshëm për seksin e kundërt. Megjithatë janë moskokëçarës, shpesh lëndohen dhe nuk shfaqin mirë atë që duan të thonë. Ata me mjekër shumë të dalë janë agresivë dhe posesivë, nuk i lenë armiqtë të marrin atë që duan dhe duan të marrin drejtimin e gjithçkaje.
5. Mjekër me majë
Njerëzit me mjekër me majë janë të zhytur në mendime dhe kureshtje, kërkojnë kënaqësi shpirtërore dhe intelektuale gjatë gjithë jetës dhe tentojnë të lënë pas dore familjen. Ata janë jorealistë dhe romantikë, duan të dalin dhe të martohen vonë, ose do të përjetojnë krizën e martesës. Me ndjenjën e dobët të përgjegjësisë familjare, ata nuk dinë se si të kujdesen për fëmijët dhe duhet të zgjedhin ata me mjekër të gjerë për t’u martuar.
6. Mjekër katrore
Mjekra katrore është parë tek njerëzit e fortë, kokfortë, të sinqertë, me këmbë në tokë e që mund të mbijetojnë në mjedise të ashpra. Janë idealistë, që kanë kurajo të veprojnë edhe nëse e dinë se situata është e keqe për ata. Këta njerëz dinë si të kujdesen për të tjerët dhe kanë një sens të fortë përgjegjësie në familje, por s’kanë shumë interesa në jetë dhe nuk janë romantikë. Janë kokfortë në dashuri dhe ndahen menjëherë nga ata që s’mund t’i kuptojnë. Sapo u bie në kokë për dikë, kalojnë çdo vështirësi dhe i përkushtohen lidhjes.
7. Mjekër e rënë
Mendërisht i papjekur dhe i pavendosur, njerëzit me mjekër të rënë kanë mungesë përqendrimi dhe priren të qeverisen nga të tjerët. Ata janë të kujdesshëm, të nënshtruar dhe modestë, por shpesh e humbin mundësinë për shkak të karakterit mbizotërues, janë të përshtatshëm për bashkëpunim dhe punë ndihmëse në vend që të fillojnë biznesin në mënyrë të pavarur. Me marrëdhënie të mira ndërpersonale, ata zakonisht bien në sy në punën me njerëz të tjerë. Sa i takon dashurisë janë indiferentë dhe jo besnikë.
8. Mjekër me vrimë
Vrima në mjekër është shenjë e fatit të mirë për burrin dhe gruan dhe aftësi të papara krijuese. Sipas fizionomisë kineze, mjekra me vrimë nuk tregon vetëm se mbartësi është i bekuar, por simbolizon “dy shtëpi”. Në anën e mirë tregon pronësinë e dy ose më shumë shtëpive, ndërsa në anën e keqe mund të tregojë se burri dhe gruaja do të jetojnë në shtëpi të ndryshme, ose rimartesë. Njerëzit me mjekër me vrimë janë sentimentalë dhe shijjnë një jetë me ngjyra. Në dashuri besojnë se paguajnë shumë dhe duan që edhe të tjerët të paguajnë po aq, ndaj shpesh lëndohen si pasojë e pabarazisë.
Të tjera
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...