Raportimet për sulm seksual ndaj një nxënëse në Prishtinë, sot protestohet para Ministrisë së Arsimit
Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 17 May 2021
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, sot duke filluar nga ora 12:00 do të mbajë protestë pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Protesta do të mbahet pas raportimit të një rasti të sulmit seksual ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.
Arsyeja e kësaj proteste është që të futet edukata seksuale si lëndë në shkolla, të ketë ambiente të sigurta për nxënësit dhe të punësohen punëtorë socialë dhe psikolog në shkolla.
Thirrja e plotë:
Në shkollën “Faik Konica” u bë publik rasti i një sulmi seksual ndaj një nxënëse në klasën e parë nga tre nxënës të klasës së shtatë. Ky rast, i cili nuk mund të lexohet si rast i izoluar, është duke e shpërfaqur edhe një herë, në mënyrë të frikshme realitetin e vajzave.
Vajzat janë duke u ballafaquar me dhunë e abuzim seksual në shkolla, pikërisht për shkak të dështimit shoqëror e institucional për ta trajtuar dhunën ndaj vajzave e grave si problem serioz dhe shqetësim për sigurinë publike.
Andaj, në ora 12:00, mblidhemi pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për të protestuar kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore.
Protesta do t’i ketë tri kërkesa kryesore:
1. Futja e edukatës seksuale në shkolla;
2. Ambiente të sigurta për nxënëset/it;
3. Punësimi i punëtoreve/ëv socialë dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat.
Protestueset/it duhet t’i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin fizik.
Të tjera
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...
-
Parashikimi i motit për pesë ditë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen ...
-
Vizita e nënsekretares Allen në Kosovë, DASH del me njoftim për takimin me Presidenten Osmani
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot n...
-
Kapen kosovari e serbi në Zvicër me pasaporta kroate false, punuan si murator
Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndr...
-
Kurti i shpreh keqardhje zyrtares amerikane që Kosova s’u fut në agjendë për anëtarësimin në KiE
Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të Shtetit pë...
-
Forca detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në operacionet e ...
-
Kurti: Amerika është mikja dhe partnerja jonë historike
Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nënsekretaren e Departamentit të...
-
Përfundon takimi i prindërve dhe Thaçin në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”
Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Parabu...
-
Osmani pas takimit me Nënsekretaren amerikane: Partneriteti ynë me SHBA-të, është dhe do të mbetet ekzistencial për çdo sukses dhe çdo arritje të Republikës sonë
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përba...