U tha se njëri nga ta do të jetë kandidat i LDK’së për Prishtinën, flasin Dardan Sejdiu e Alban Zogaj
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 05 May 2021
Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka treguar për asnjë prej emrave që do të jenë kandidatë në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti. Pasi kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, kishte deklaruar se me ardhjen e tij në këtë pozitë, nuk do të kandidojë në zgjedhjet lokale, është raportuar se LDK do të kandidojë me Dardan Sejdiun ose me Alban Zogajn, shkruan Gazeta Express
Për garën që do të mbahet në të gjitha komunat, partitë politike kanë fokusin më të madh te kandidati për kryeqytetin.Derisa disa nga partitë politike kanë treguar se kush do të jetë kandidati i tyre për Prishtinën, Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka dalë me një emër me të cilin tenton ta rikthejë kryeqytetin që dikur e kishte bastion të vet.
Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje e më pas ish-shefi i deputetëve të Partisë Socialdemokratike të Kosovës, Dardan Sejdiu, është një ndër emrat e përmendur si kandidat i LDK’së për Prishtinën, në zgjedhjet komunale të këtij viti.
Por, vetë Sejdiu po thotë se nuk ka koment për këtë.
“S’kam koment për këtë çështje”, ka deklaruar Sejdiu për Express.
Ndërkaq emri tjetër për të cilin është raportuar se do të jetë kandidat i LDK’së për Prishtinën, është Alban Zogaj.
Zogaj ka qenë ish-shef i kabinetit të kryetarit të tanishëm të LDK’së, Lumir Abdixhikut, në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.
I pyetur nga Express, Zogaj ka deklaruar se raportimet e deritanishme janë të pavërteta.
“Nuk ka asgjë të vërtetë një herë këtu, janë krejt spekulime, për arsye se këto biseda bëhen në kryesi e më vonë kryetari e bën publike. Por nuk ka një herë asnjë diskutim në këtë drejtim, janë spekulime të mediave për momentin”, ka thënë Zogaj.
Zogaj deklaroi se në LDK është duke u punuar për emrat e kandidatëve dhe së shpejti kjo parti do t’i tregojë të gjithë kandidatët e saj për zgjedhjet komunale.
“Nuk ka pasur asnjë bisedë në këtë drejtim një herë, ne jemi duke punu në atë drejtim dhe së shpejti dalim me kandidatë për krejt komunat”, ka deklaruar Zogaj.
Express ka pyetur edhe kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, për Dardan Sejdiun dhe Alban Zogajn, por i njëjti nuk ka kthyer asnjë përgjigje.
Ndryshe, sipas analistit Astrit Gashi, vetë kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, duhet të kandidojë në Prishtinë.
Gashi pati deklaruar për Express se Abdixhiku duhet t’i futet garës për ta ndihmuar partinë.
“Lumir Abdixhiku është personi i vetëm që mund t’i sjellë rezultat të mirë LDK-së në Prishtinë, ai duhet të hyjë në garë dhe t’i ndihmojë partisë që e udhëheq dhe jo të fshehët prapa pozitës së kryetarit- edhe me kusht që garimi i tij nuk përfundon me fitore, por me rritje votash për partinë”, ka deklaruar Gashi.
Të tjera
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...