Dhjetëra të vdekur në një festival fetar në Izrael
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 30 April 2021
Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 44 njerëz kanë mbetur të vdekur në një festival fetar hebre në veri të Izraelit.
Shërbimi kryesor i shpëtimit i Izraelit, Magen David Adom (MDA), tha më 30 prill se më shumë se 100 njerëz u plagosën, duke përfshirë dhjetëra të tjerë që janë në gjendje kritike për jetën.
“MDA po lufton për jetën e dhjetëra të plagosurve dhe nuk do të dorëzohet derisa viktima e fundit të evakuohet“, u tha në një postim në Twitter.
Ka pasur raporte kontradiktore për atë që shkaktoi tragjedinë. Duke cituar policinë, gazeta Haaretz raportoi se incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit rrëshqitën në shkallët.
Raportet tjerë thonë se gjatë tubimit është shembur një strkturë ku qëndronin njerëzit.
Videot në mediat sociale treguan pamje të turmës se njerëzve në kaos. Një video tregonte disa trupash të pajetë në tokë.
Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat.
Incidenti ndodhi natën vonë ndërsa mijëra ultra-ortodoksë u mblodhën në malin Meron për të festuar Lag BaOmer, një festë hebreje që nderon Rabbin Shimon Bar Yochai, një mistik i shekullit të 2-të i cili është varrosur atje.
“Gjithçka ndodhi në një pjesë të sekondës; njerëzit ranë, duke shkelur njëri-tjetrin. Ishte një katastrofë”, i tha një dëshmitar gazetës Haaretz.
Videot e postuara në internet shfaqin mijëra njerëz që përpiqen të largohen nga kaosi përmes një rruge të ngushtë.
Një pelegrin tha se ai mendoi se kishte një alarm bombë kur dëgjoi mesazhet me zë të lartë që u bënin thirrje turmave të shpërndaheshin.
Pastaj, policia u kërkoi të gjithëve të evakuohen.
“Askush nuk e imagjinonte që kjo mund të ndodhte këtu”, i tha ai Kanalit 12 TV.
“Gëzimi u shndërrua në zi, një dritë e madhe u bë një errësirë e thellë”, tha ai.
Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur legalisht që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejt vaksinimi. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh.
Dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë bëjnë një pelegrinazh në Meron çdo vit për Lag B’Omer, një festë fetare vjetore që shënohet me zjarre, lutje dhe vallëzim.
Qyteti konsiderohet të jetë një nga vendet më të shenjta në botën hebreje.
Sipas Times of Israel, organizatorët vlerësuan se 100,000 njerëz mbërritën të enjten në mbrëmje, dhe pritej që edhe më shumë të arrijnë të premten. Festa e vitit të kaluar ishte e kufizuar për shkak të pandemisë./REL
Të tjera
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...