Lajme

Nis seanca gjyqësore ndaj Ministrit Liburn Aliu dhe të akuzuarve të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 30 April 2021

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar ndaj Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kjo meqë Aliu po akuzohet për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë periudhës sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

-Advertisement-

Bashkë me Aliun, siç shkruan kosovapress, të akuzuar janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Kuka, Mimoza Berisha – Prestreshi dhe Zejnulla Rexhepi.

Seanca fillestare për këtë rast më 6 prill kishte dështuar pasi e pranishme në sallë nuk ishte e akuzuara, Bahtije Uka.

Mosprezenca e saj në këtë seancë, raportohet se erdhi për shkak të problemeve shëndetësore të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera